Ribery: Superkupa për Guardiolën, për inat të Mous

Mesfushori francez, Franck Ribery, ia ka dedikuar triumfin në Superkupën e Evropës trajnerit Pep Guardiola.
Bayerni e fitoi takimin pas penaltive, ku vendimtar u tregua Xherdan Shaqiri, pas të cilit ishte Lukaku ai që dështoi, për t’i dhënë trofeun e parë Guardiolas nën drejtimin e bavarezëve.
“Ne kemi luftuar deri minutën e fundit. Ishte një sukses shumë i merituar për Bayernin. Fitorja është e rëndësishme edhe për Guardiolën”.
“Unë kam marrëdhënie të përkryer me Guardiolan. Ishte moment i jashtëzakonshëm kur shkova për ta përqafuar. I thashë se goli është për ty, kundër Mourinhos”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/