Pije energjike, doganat ndalojnë pesë trailera me B-52 false
TIRANE- Prej kohësh në tregun shqiptar tregohet një produkt i falsifikuar shumë i ngjashëm me pijen joalkoolike B-52, e cila jo vetëm shkel ligjet e tregut, por vë në rrezik edhe jetën e konsumatorëve. Një ngarkesë prej 108 mijë litrash me këtë produkt, e ngarkuar në 5 trailera është ndaluar dje nga autoritetet doganore të Shkodrës.
Sipas autoriteteve sasia e produktit, i cili është mjaft i ngjashëm për nga forma dhe mënyra e ambalazhimit me pijen B-52, është ndaluar në këtë pikë doganore pasi dyshohet se cenon të drejtën e pronësisë industriale të kompanisë së licencuar për të tregtuar pijen në fjalë. “Në doganën e Shkodrës janë bllokuar 432 mijë copë kanaçe pijeje energjike joalkoolike B-52, që bëjnë në total një sasi prej 108 mijë litrash të ngaruara në 5 trailera. Arsyeja e bllokimit është se autoritetet doganore kanë dyshuar në lidhje me cenimin e një drejte të pronësisë industriale, përkatësisht të markës tregtregtare B-52”, tha në një deklaratë për shtyp Genc Cani, drejtor i drejtorisë së markave në Drejtorinë e Doganave.
PIJA FALSE
Pija origjinale B-52 importuar nga Bavaria, prodhohet në Lieshout të Holandës nga kompania “Bavaria N.V.” dhe tregtohet në Shqipëri në mënyrë ekskluzive nga një subjekt shqiptar, shoqëria B.M Sh.p.k. Ndërkaq, pija e falsifikuar, ambalazhi i së cilës ndryshon nga origjinali vetëm në disa detaje të vogla, prodhohet në Gostivar të Maqedonisë dhe shpërndahet nga kompania “Arseni” Sh.p.k.
DALLIMET
Dallimet mes pijes origjinale dhe produktit të falsifikuar të prodhuar në Maqedoni janë të vogla dhe të parëndësishme në pamje të parë. Nga viti 2005 deri në vitin 2019, Bavaria ka prodhuar kanaçe me ngjyrë blu. Që nga viti 2010, ngjyra zyrtare e B52 është gri dhe çdo produkt me ngjyrë blu është i falsifikuar. Elementi tjetër dallues është numri i serisë së kanaçeve, i cili te produktet e prodhuara në Holandë fillon me shifrën 8. Ky numër, për produktet e tjera fillon me shifrën 5. Gjithashtu, në ambalazhin e pijes (kanaçe), shënohet vendi i origjinës, Holanda dhe emri i distributorit eskluziv të autorizuar për tregun shqiptar. Ndërkohë që në produketet e treguara nga “Arseni” Sh.p.k/TL-08 Sh.p.k.: prodhuar në EU (European Union).
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)