E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të kërkuarit për trafik droge teksa dilnte nga Lazarati

GJIROKASTËR- Bie në pranga i kërkuari për trafik droge, Bedri Shehaj. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se Shehaj 2 muaj më parë tentoi të trafikonte drogë në Greqi.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se Shehajt në momentin e ndalimit iu sekuestrua 162.5 kg drogë, ndërkohë që ai u la i lirë.

Arrestimi i tij, u realizua mëngjesin e sotëm, pasi u konstatua nga forcat e policisë se ai po ndilnte nga Lazarati me automjetin e tij. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›