E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhandarmeria serbe me ‘mision sekret’ në kufi me Kosovën

Njësite të xhandarmerisë serbe ditëve të fundit janë stacionuar dhe kanë izoluar një zonë të gjerë në periferi të fshatrave të Malësisë së Bujanocit në kufi me Kosovën. 

Xhandarmeria serbe ka informuar shkurtimisht se në malin në periferi të fshatit Lluçan që çon drejt kufirit me Kosovën po bën ndërtimin e një përmendoreje për ushtarët serbë të rënë në luftën e vitit 2000 me UÇPMB-në dhe se pikërisht për këtë ka bllokuar dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë. 

Por, banorët ndjehen të frikësuar dhe në panik nga shtrimi i forcave të mëdha të xhandarmerisë serbe. Agjencia e lajmeve Ina bën me dije se banorët e këtyre fshatrave janë të shqetësuar për ndërtimin e përmendores në fjalë e sidomos ata të fshatit Dobrosin e Lluqan. Ata thonë se kjo që janë duke bërë me këtë ndërtim të kësaj përmendore është shumë provokative. 

Kundër ndërtimit të këtij lapidari kanë reaguar dhe përfaqësuesit e OVL të ish UÇPMB-së. Ata kanë theksuar se qëllimi i xhandarmërisë serbe është që të mbjellim frikën në mesin e popullatës shqiptare e sidomos tek rinia shqiptare.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›