Pika turistike e Byshekut, mungesa e infrastrukturës mban larg pushuesit
Mungesa e infrastruktures rrugore po largon çdo dite e me shume vemendjen e pushuesve elbasanas nga pika turistike e Byshekut.
Dikur e veshur me shume hijeshi, terheqese, shplodhese, atraktive, pika turistike e Byshekut sot ka mbetur ne nje gjendje te mjerueshme ku rruga teresisht e amortizuar dhe mungesa e vemendjes nga pushteti vendor i ka çuar dem jo vetem bukurite natyrore, por edhe investimet e biznesit vendas i cili çdo vit kontribuon per garantimin e kushteve sa me optimale per pushuesit.
Banore te zones shprehin shqetesimin e tyre jo vetem me veshtiresite e kalimit ne rrugen e amortizuar, por edhe per ndotjen e larte qe shkaktohet prej saj.
Te kthyer pas shume viteve emigrim, pushuesit qe konstatuam ne Byshek shprehen mjaf te zhgenjyer per gjendjen aktuale te kesaj pike turistike.
Kjo situate po ngelet e pandryshuar ashtu si edhe premtimet qe jane gjithnje te njejta: Se shpejti do te nderhyjme per permiresimin e saj. Por me sa duket asgje nuk po ndryshon dhe Shqiperia vazhdon te humbase nje nga nje vendet turistike te saj.