E Diel, 1 Nëntor 2026

7-mujori, Bode: Arkës së shtetit i mungojnë 11.5 mlnd lekë, defiçiti i menaxhueshëm

Arka e shtetit, siç edhe ishte parashikuar ka regjistruar mungesa në mbledhjen e të ardhurave. Ky fakt është bërë me dije nga kreu i Financave Ridvan Bode, i cili gjatë një konference për shtyp teksa analizoi treguesit ekonomik përgjatë 7 muajve që lamë pas tha se buxheti i shtetit ka një mosrealizim prej 11. 5 mlnd lekë, ku me impakt në buxhetin e shtetit janë 9 mld lekë.

Për periudhën 7 mujore të ardhurat rezultojnë me një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh. Me impakt në buxhetin e shtetit janë vetëm 9 miliard lekë, vetëm këto mbeten për tu adminsitruar në mënyrë që të mos kemi probleme në treguesit. Janë të rialokueshme, pasi norma e interesit do jetë të paktën 5 miliardë lekë më pak nga çkemi parashkikuar.Kemi nje realizim te te ardhurave ne masen 94%. Per kete periudhe niveli i autorizuar nje shume prej 31 mld lekesh si deficit buxhetor i programuar nga i cili jane marre 47 mld leke, 4 me shume nga programi, deficit i krijuar nga pushteti vendor- tha ai, duke shtuar se duhen adresuar vetem 9 miliarde leke mosrealizim.

Duke u ndalur në ecurinë e të ardhurave e shpenzimeve për muajin korrik 2013, Bode tha se janë arkëtuar 23 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, çfarë sipas tij përbën një muaj me një trend pozitiv sa i perket të ardhurave tatimore krahasuar me një vit më parë.

Niveli i shpenzimeve ishte 27 miliardë e 870 milionë. Muaji korrik u mbyll me sufiçit në buxhet 400 milionë lekë, i programuar me një defiçit prej 2 miliardë.Huamarrja e brendshme është ulur në krahasim me stokun që kishte në qershor, Këto përbëjnë të dhënat që vërtetojnë se angazhimi i administratës ka qenë maksimal për të mos shkaktuar asnjë denatyrim të programit të miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë edhe këtë periudhë të pas zgjedhore, deklaroi Bode ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›