E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pike, mesazh Murinjos: Bën mirë ta qepë gojën

SPANJE- Zherard Pike ka dhënë një tjetër “këshillë” për Zhoze Murinjon, atë që “portugezi të qepë gojën”. Në fund të një sezoni triumfues për katalanasit, që kulmoi me fitoren e Champions League në finalen e “Uemblit”, mbrojtësi katalanas u është rikthyer akuzave të bëra nga trajneri i Realit. “Është më mirë ta qepë dhe të fitojë ndonjë trofe, sepse në futboll gjithçka të kthehet, - tha Pike. – Në fillim të sezonit foli keq për Davijd Vijën dhe ai i shënoi dy gola në fitoren 5-0. Foli keq për Sporting Gijon dhe Sportingu e mundi në Bernabeu”, shtoi mbrojtësi i Barcelonës. Ai foli më pas edhe për merkaton e Barcelonës, që është e përqendruar tek italiani Xhuzepe Rosi dhe te kiliani Aleksis Sançez. “Rosin e njoh, sepse kemi luajtur së bashku te Mançester Junajtid, ndërsa Sançezin nuk e njoh mirë, por në ndeshjen me Kilin në Botëror, kemi vuajtur shumë ndaj tij. Do të ishte një përforcim ideal për Barcelonën”, përfundoi Zherard Pike.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›