E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikët, 5.3% e maturantëve ankesë me shkrim në AKP

Shpresa Mezini

Libri i transparencës 

Procesi i ankimimit përfundon më datë 31 gusht. 4 ditë kohë në dispozicion

Shpresa Mezini

Ankesat e depozituara në Agjencinë Kombëtare të Provimeve në lidhje me gabimet e bëra në numërimin e pikëve shtohen dita-ditës. Këtë e pohojnë jo vetëm burime nga ky institucion, por edhe disa nxënës, të cilët pretendojnë se ka pasaktësi në numërimin e pikëve. Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se në arkën e AKP-së kanë depozituar ankesa rreth 5.3 për qind e maturantëve, të cilët, pasi janë njohur me pikët, kërkojnë ndryshimin e tyre, për shkak se kanë konstatuar gabime.

Kështu, fill pas publikimit të librit të transparencës, i cili i njohu të rinjtë me pikët përkatëse, nisi edhe procesi i ankimimit, i cili parashikohet në një nga pikat e rregullores së Maturës Shtetërore. E ndonëse kandidatët për studentë e bëjnë vetë përllogaritjen e pikëve në total, libri i transparencës është dosja zyrtare që përmbledh pikët e secilit, e cila nuk pranohet të ketë gabime. E megjithatë, burime nga AKP-ja bëjnë me dije se vit pas viti ka ndodhur që të ketë ndonjë gabim, për shkak se procesi i numërimit të pikëve nuk është elektronik, por manual, ndonëse janë raste të rralla.

Drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Provimeve pohojnë se përveç publikimit të librit në faqen zyrtare të MASH-it, ai është afishuar tashmë në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Ndërkohë, mësohet se periudha që do të kenë në dispozicion maturantët për të dorëzuar ankesat për llogaritjen e pikëve të bëra nga AKP-ja do të zgjasë deri në fund të muajit gusht.

Libri i transparencës

Disa javë përpara shpalljes së fituesve të fazës së parë të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit publikoi librin e transparencës, ku pasqyrohen pikët e arritura nga çdo maturant, sipas preferencave që ata kanë përzgjedhur në Formularin A2.

Zyrtarisht mësohet se mbi bazën e këtyre pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e numrit të kuotave të miratuara për çdo degë, do të hartohen edhe listat e fituesve që do të shpallen më 13 shtator. Në sajtin zyrtar të MASH-it, është publikuar libri i transparencës, sipas qyteteve të ndryshme të vendit, ku maturantët mund të njihen me të dhënat e tyre personale. Drejtoria e Pranimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve sqaron: Te libri i transparencës, çdo kandidat maturant gjen të gjitha elementet përbërëse të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, notën ose pikët mesatare të tre, katër, apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të letërsisë, matematikës dhe dy ose tri provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2 për programet e studimit, që ofrojnë universitetet publike për vitin akademik 2012-2013. Specialistët shtojnë se mbi bazën e elementeve të lartpërmendura në libër janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga MASH-i për secilën degë.

Formula magjike

Për programet e studimit me konkurs, formula llogaritëse është:

Pikë Max Matura janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, por ku të pestë notat D1, D2, Z1, Z2 ose dhe Z3 janë të barabarta me 10, ndërsa pikët mesatare (MES janë 11.2). (Pikë Maksimale 7168 pikë).

Përqindja e Maturës është përqindja që zënë pikët e maturës në programet e studimit me konkurse.

Pikë Konkursi janë pikët që ka fituar kandidati në konkursin përkatës.

Pikë Max Konkursi janë pikët maksimale që mund të merren në konkurrim.

Përqindja e Konkursit është përqindja që zë konkursi në Maturën Shtetërore.

Pikët, 5.3% e maturantëve ankesë me shkrim në AKP burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›