Edita Tahiri:Serbisë i intereson territori e jo serbët
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila drejtoi delegacionin kosovar në bisedimet teknike me Serbinë i ka thënë gazetës vjeneze “Standard”, se Serbisë nuk i interesojnë qytetarët serb në Kosovë, por territori.
Sipas saj Beogradi po mundohet që bashkësisë ndërkombëtare t’i shpjegojë që Kosova është një qendër fetare dhe kulturore e Serbisë, por në realitet qëndron e kundërta.
Ajo thotë se ajo çfarë i intereson Serbisë në veri të Kosovës, është uji dhe mineralet. Më pas duke folur për veriun, ajo ka thënë se Prishtina mund të pranojë autonomi për qytetarët serb, por jo edhe autonomi territoriale për atë pjesë, raporton dukagjini.com
Sipas Tahirit autonomia eventuale për veriun do të ishte e dëmshme për rajonin, pasi e njëjta do të kërkohej edhe për shqiptarët në Maqedoni, për ata në Luginë të Preshevës, e nga Sanxhaku gjithashtu.
Ndërsa e pyetur për vullnetin politik të lidershipit të ri serb, ajo ka thënë se nëse i shohim ata nga e kaluara e tyre, atëherë nuk duhet qenë optimist.
(a.k/BalkanWeb)