Piktoret izrealite: Jo si predikues në Tiranë
Të njohur në shumë vende të botës për stilin e tyre të veçantë artistik në realizimin e skulpturave dhe pikturave, dy artistët izraelitë, Nadav Bloch dhe Nechama Levendel, kanë prezantuar 40 punimet e tyre në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
“Folloëing Shabetai zvi”, titullohej ekspozita e dy artistëve izraelitë, e çelur dje në mbrëmje, punimet e të cilëve tentojnë të pasqyrojnë një kulturë teologjike, të humbur në kohë dhe e panjohur në Shqipëri. Qëllimi i skulpturave të angazhuara dhe pikturave të ndryshme të realizuara me materiale të veçanta, është një kalim i detajuar i një kulture mistike hebraike dhe i jetës së profetit Shabetai.
Ekspozita vërtitet rreth subjektit të profetit hebre, pjesë e historisë së këtij kombi dhe pjesë e një kulture hebraike. Shabetai ishte në fillim një studiues dhe predikues i librit mistik “Kabbalah”, libër ky i domosdoshëm në studimin e Torah-s ose ndryshe (ligjeve të zotit). Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Ulqin. Më pas u vetëshpall si messia, titull ky që krijoi një shqetësim të madh në kohën e Perandorisë Osmane, e cila e detyroi të ndërrojë fe për të mos e ekzekutuar. Profeti më vonë u syrgjynos nga sulltani dhe vdiq në vitin 1666. Artistja Nechama, nëpërmjet punimeve të saj, ka vënë në jetë një pasazh të shkurtër të këtij predikimi. Të gjitha këto punime janë realizuar përmes librave të ricikluar dhe materialeve të ndryshme si qiri, garza, tallash dhe gozhda, të cilat artistja i ka marrë në vendet ose në familjet që kanë pasur një lidhje historike me profetin.
Librat janë të mbyllur, pothuajse të ngrirë, për vetë faktin se duhet të kenë një karakter mistik, i cili s' mund të paraqitet kurrsesi me fjalë.
Në një intervistë për ATSH-në, zonja Levendel tha se “ne vijmë në Shqipëri jo si predikuese, por si dy artistë që duan të pasqyrojmë një kulturë që është bërë pjesë e pandashme e jona. Qëllimi ynë është të nxjerrim një histori të vendit tonë, dhe të krijojmë një miqësi të ndërthurur dhe një bashkëjetesë me kulturat e tjera”. Ndërsa piktori Nadav karakterizohet si një piktor shumë i mirë i thasëve të xhutës, material ky i siguruar në Ulqin, ndërsa pigmentet janë të vetmet materiale që merren në Gjermani. E veçanta e këtyre punimeve është se të gjithë gërmat, të gjitha numrat ose pemët e pasqyruara në piktura, kanë të bëjnë me pemët e jetës që shpjegohen në këtë libër të shenjtë.
Artistët izraelitë kanë ekspozuar punimet e tyre edhe në Shkodër në 2 Maj dhe tani po përgatiten për të bërë një tur në Sarandë dhe në Vlorë, qytete ku jetoi komuniteteti çifut që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita e tyre do të çelet këtë muaj dhe në galerinë e Kosovës. Bloch dhe Levendel kanë projekte të afërta në vendin e tyre, ku parashikojnë të ftojnë dhe artistë shqiptarë.
Gjatë ditës së sotme dy artistët izraelitë janë nisur drejt Ballshit për të marrë pjesë në aktivitetin “Sofra Ilire”, të shoqëruar nga z.Rubens Shima, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe znj. Suzana Varvarica (Kuka).