E Diel, 1 Nëntor 2026

Piktori Fate Velaj lobim ne BE per liberalizimin e vizave

Fate Velaj piktori dhe fotografi vlonjat me banim ne Vjene mberrin ne Tirane me nje lajm te mire nga selia e Brukselit ku prej vitesh hyn e del mes miqve eurodeputet si ne nje shtepi te dyte. Shqiperia mund te jete me pare se viti 2014 antare e familjes se Bashkuar Evropiane. Prej afro 20 vjetesh i emigruar ne Austri artisti pamor dhe kryetari i forumit Vlora per dialog nderkombtar ka ndikuar sadopak me suksesin e artit te tij dhe njohjeve me personalitete te BE qe nga Romano Prodi e deri te mikja e shqiptareve Doris Pack.

Punimet e Velajt ne piktura dhe foto imazhe jane ekspozuar tri here ne Tirane ne tempullin e Galerise Kombtare te Arteve ndersa eshte vleresuar me medaljen e arte te Sanremos per pikture ne vitin 2003 dhe cmimin e pare ne konkursin e Leces per fotografine ne Itali.

Velaj eshte projektuesi i Bulevardit 100 hapa drejt Europes ne shetitoren me te re te qytetit liqenor te Pogradecit. Gjithashtu Artisti pasionant dhe diplomati Velaj aspiron permes forumeve aktive qe vendlindja e tij Vlora te shnderrohet ne nje kryeqytet mesdhetar te Turizmit. Ai eshte vleresuar me titullin qytetar nderi nga autoritetet me te larta shteterore ne Austri si dhe eshte propozuar si kandidat per titullin Qytetar Nderi i Bashkimit Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›