E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthyesit e 32-it

E merkura e 14 shtatorit 1932 ka hyre ne historine e muzikes shqiptare. Ne kinemane Mezhestik te Korces mbahet koncerti i pare artistik prej shqiptareve nga nje grup artistesh profesioniste qe do te pushtonin shtypin e kohes

Mos harroni

Te merkuren me 14 shtator ne cine Mezhestik jepet Koncerti i Artisteve Shqiptare i organizuar prej shoqates sportive Krahinore per shoqerine spor. Skenderbeu.

Eumlshte ky nje njoftim i kronikes se vitit 1932 qe lajmeronte me jave perpara nje ngjarje jo te zakonte per shqiptaret e varfer e te zhytur ne injorance te atyre viteve. Ne paradoks ne kinemane Mezhestik te Korces qe sot ruan vetem emrin si gjurme shqiptaret do te dyndeshin dhe shtypi i kohes do shkruante i rrembyer nga entuziazmi qe nuk ishte pare ndonjehere. Rregullat ishin shenuar ne fletepalosje

1-Lutemi publikut pjesemarres te mbaje qetesi te plote ne kohen e koncertit.

2-Eumlshte e ndaluar hyrja ne salle kur eshte duke lojtur koncerti.

Bileta kishte cmimin 1 Lek.

Ky ishte koncerti i pare klasik qe behej ne Korce por edhe ne Shqiperi prej artisteve shqiptare. Dhe kjo u shenua me shkronja te zeza ne afishe njoftuese. Kater artiste profesioniste qe vinin nga studimet jashte vendit formuar per muzike sopranoja Gjeorgjie Filce qe e njohim me emrin Jorgjie Truja pianistja Lola Aleks Lola Gjoka tenori dramatik Llambi Turtulli dhe violinisti Thoma Bezhani hyjne ne histori ndash pasi njihet si fillimi i artit profesional shqiptar me grupin e artisteve lirike qe dhane koncertin e se merkures se 14 shtatorit i pari me artiste profesioniste me tendencat per te treguar per here te pare muziken e kultivuar permes nje romance shqiptare.

Drejtuesi dhe organizatori i ketij koncerti ishte Sotir Kosmo prej bashkekohesit e tij njihej e vleresohej si maester por asnje gjurme tjeter nuk ka pasur per kete personaliteti i cili u pushkatua si bashkepunetor me okupatorin. Pergjegjesine per ndertimin e programit e kishte udheheqesi artistik ne kete rast Sotir Kozmo.

Programi ishte i guximshem perzgjedhur nga autore e kryevepra boterore si Franc Von Supe luajtur ne piano nga Lola Gjoka Kenga e Solvegut te Eduard Grieg shqiperuar prej Kristo Floqit nga Pucini pjesa e famshme lirike romanca e Mimise nga opera Boheme u interpretua nga Jorgjia Truja Franc Kreisler u luajt ne violine nga Thoma Bezhani dhe romanca Per se nuk me do me nga akti i trete i vepres Turandot te Pucinit u interpretua nga studenti tenori dramatik Llambi Turtulli.

Ne pjesen e dyte te programit ishin Serenatat e Franz Schubertit te shqiperuar prej Asdrenit ku interpretoi Jorgjie Truja shoqeruar ne violine nga Thoma Bezhani kenga popullore Bilbil o i mjeri bilbil qe njihet mjaft ne Korce dhe dallon per melodine e saj u vu ne skene nga kompozitori i ri Kristo Kone i cili sapo ishte diplomuar ne Konservatorin e Milanos. Ne programin e trete perfshihej krijimtari e kompozitorit Kone ne vargjet e Hil Mosit. Pucini Franc Lizst me te famshmen Rapsodi hungareze te luajtur ne piano nga Lola Gjoka Bellini me romancen I Capuleti e montechi te interpretuar nga Jorgjie Truja deri te Skiroi folkloristi italo-shqiptar prej te cilit u mor kenga e arberesheve te Italise Kur te pashe per te paren here etj.

Gjithe materialin arkivor te ketij koncerti me foto ekskluzive qe i botojme per here te pare si dhe shtypin e kohes na i vuri ne dispozicion vajza e Jorgjie Trujes Takuina Adami per te kujtuar kete si date historike per muziken shqiptare por dhe ne 100-vjetorin e lindjes se pianistes Lola Gjoka.

Koncerti i Korces do te ftohej te jepej edhe ne Tirane me rastin e ditelindjes se Mbretit ku Takuina na tregon se programi rezultonte me i fuqizuar ndonese kritika e kryeqytetit nuk e ve re dhe disa pjese ishin hequr nga programi.

Ky program ashtu si koncerti dhe artistet do komentoheshin gjate kronika intensive pershtypjes edhe jashte vendit kur pas nje viti shenohet i vetmi ndoshta shkrim kritik i sakte nga Gjergj Bubani qe njihej ne ate kohe per kulturen e tij por edhe si njeri qe kishte shije muzikore. Koncerti u vleresua i suksesshem u pershkrua me nota naive dhe rralle ndonje kritike.

Ishte Bubani qe do pershkruante dhe zymtesine e kohes perballe romancave qe dhane ne koncert artistet dhe pershkrimit te profesionalizmit te tyre deri ne nje lloj pasqyrimi te gjendjes sociale te vendit Ndonese theatri-ahur i Korces Mazhestiku me fame qu pergjet grave te ruges perjashta te lyera e te psipillosura e perbrenda te palara ekso kukulla mesa panuklla me mungesen kryekeput akustike me mungesen e nje sqene si bota me mungesen e nje kormine me mungesen e plote te nje simetrije dhe ritmi artistik- propozoj te transformohet shpejt ne Pazar peshku- i-a prei foren dhe oreksin jo vetem artistit por dhe degjuesit me sy dhe veshe pak me pretencioze artistet shqipetare te Korces me vleren e tyre me zellin e tyre me mundimet e tyre i mbuluan dhe i kaperxyen te gjitha keto mungesa dhe munden te japin ate nate perpara nje publiku te numurte dhe te zgjedhur nje koncert pretencios me program te begatshem bukur te zgjedhur dhe bukur te ekzekutuar.

Por ka qene dhe i befasishem shkrimi ne nje te perditshme te atij viti me iniciale M. dhe mendohet te kete qene nje mjek ku shkruhej shume ashper per koncertin deri ne cinizem ndersa fundi permbyste cdo gje duke i dhene kult ketij koncerti te organizuar ne Korce Por ne cdo rase pergzohena me Korcen per ket cete te vogel artistash qi dergoj ne kryeqytet me rastin e kremtimit te 8 tetorit. Kryeqyteti tash per tash nuk kishte me kene ne gjendje me dhane nji te tille koncert. Sidomos mbasi violinisti ma i miri i Shqipnis Z. Ludovik Naraci nuk don me na tregu artin e tij

M.. Kete shkrim bashke me kritiken e Gjergj Bubanit e botojme te plote me poshte per te kuptuar jo vetem si zhvillim po dhe si psikologji nje fare gjendjeje social-kulturore te vendit dhe perpjekjen e forte te nje plejade qe jo pak here eshte permendur ajo e viteve 30 qe ne kompleks deshmonin per dalje nga erresira ku na kishte lene perandoria osmane.

Lola Gjoka dhe Jorgjie Truja te dyja ishin mesuese ne Institutin Nena Mbretereshe.

Per shkak te kushteve financiare ne krahasim me Marie Krajen dhe Tefta Tashko Kocon nje grup qe mbante gjithe aktivitetin artistik ne ate kohe qe kishin me shume mundesi ekonomike per tu marre me veten e specializuar jashte vendit Gjoka dhe Truja mbijetuan per te siguruar jetesen e perditshme.

Lola Gjoka pervec pianos jepte edhe balet ndersa Jorgjie Truja ngriti korin e shkolles dhe organizoi opereta ku ftonin Marie Krajen dhe Tefta Tashko Kocon.

Ne keto vite pra ato 30 tendenca ishte muzika klasike italiane. Quhet sot nje guxim dhe ne ate kohe vleresohej si hap perpara per ti dhene artit shqiptar frymen e kohes prirur nga keto tendenca te atyre viteve kur vete klasiket evropiane ishin te ngurte per te dale nga ajo fryme. Keshtu komentohet sot vepra e nje kompozitori te ri shqiptar te diplomuar po ate vit ne konservatorin e Milanos Kristo Kone. Romanca e tij O i mjeri Bilbil pothuaj u perfshi ne komentet e gjithe shtypit te kohes pasi per here te pare muzika shqiptare po shfaqej e kultivuar permes kesaj romance.

Ndersa eshte kritikuar ashper poezi e Hil Mosit Ktheju nga i vetmi kritik me kulture dhe shije muzikore per kohen Gjergj Bubani. Edhe nje gazete tjeter Lajmet telegrafike e dates 15 shtator shkruan per koncertin e se merkures. Kjo gazete shkruan Programi madheshtor i ketij koncerti perbehej prej pjesesh klasike moderne dhe kengesh popullore shqiptare. Iniciativa e bukur e te venit ne program te dy kengeve popullore u prit me gezim prej publikut i cili me kenaqesi te vecante duartrokiti muziken e tij. Ndjeshmeria patriotike si duket lidhet me fort ne kete kohe kur kultura e huaj sapo nis me repertorin e pare klasik te kesaj natyre ne Shqiperi. Jehona e koncertit qe u dha ne Korce zgjati dhe disa dite te tjera neper faqet e shtypit ne ate kohe. Per dy zonjushat shqiptare Lola Gjoken dhe Jorgjie Trujen u shkrua gjate edhe per faktin se ato vinin te arsimuara nga shkollat prestigjioze nga jashte vendit. Ne gazeten Kronika e vendit thuhej ..koncerti artistik i paralajmeruar pati nje sukses te jashtezakonshem ku asistoj ndonese krize nje shumice aq teper e madhe artdashesish sa nuk shprehej. Zonjush Gjeorgjia Filce te cilen natura e ka prikosur me zerin e embel dhe terheqes soprano lirike e diplomuar kete vit prej konservatorit te Romes enthuziasmoj publikun me pjeset e zgjedhura qegzekutoj i cili e ndegjoj me heshtjen me te madhe duke e percjelle me duartrokitja te nxehta qe Zonjusha Filce u pergjigjej here me nenqeshjen e saj tembel te zakonshme here me perseritjen e pjeses qe ishte deshira dhe kenaqesija me madhe e asistonjesve te shumte. Zonjusha tjeter Lola Aleks i luajti pjeset e saj moderne me talentin me te bukur qe la pershtypjen me te thelle...

Ne gazeten Shqiperia e re qe dilte ne Kostance me 18 nentor te vitit 1932 lajmi i i koncertit artistik percillet nen patronazhin e kryeministrit te asaj kohe ne Shqiperi Pandeli Evangjeli. Ne mbremjen e 8 tetorit me rastin e pervjetorit te ditelindjes se Mbretit koncerti i korcareve ftohet te jape shfaqjen ne kryeqytet. Nga nje ane rendesia e nalte e festimit te dites se shenuar dhe nga ana tjeter qellimi i dhenjes se ketij koncerti per ndihmen e Kryqit te Kuq shqiptar. Pjesemarrja ne kete koncert sipas njoftimit zyrtar ishte e madhe dhe mjaft e perzgjedhur si ajka e kryeqytetit trupa diplomatike pjesetare te kabinetit dhe personalitete te huaja e shqiptare ku thuhej se ...dyke qene te sigurte se do te shijonin nje kohe te kenaqshme midis harmonive klasike interpretuara prej artistash shqipetare mellodioze dhe aq me teper prej qytetit fole e artit te Korces duke perfunduar me nenshkrimin Degjuesi.

Lajm i dites i pari dhe historik ne te gjithe Shqiperine ishte 17 shtator 1932 kur ne rubriken Lajme telegrafike ne gazeten Korca shkruhej Evenimenti muzikal koncerti i artisteve shqiptare i se merkures se 14 shtator i organizuar prej shoqates sportive krahinore per ndihmen e shoqerise sportive Skenderbeu na jep edhe nje here rastin te konstatojme me kenaqesine me te madhe se arti ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Korce sa vjen po arrin ne nje shkalle me te larte.

Shtypi i kohes mbi koncertin e pare prej shqiptareve

Koncerti i artisteve korcare para Mbretit

Tirane - Me rastin e lindjes se N. M T Mbretit urdheroj nga Korca ne kryeqytet nje grup artistik per te dhene nje koncert. Grupi ish nen dirizhimin e profesorit te mirenjohur z. Sotir Kozmo dhe koncerti u dha nen patronazhin e Kryeministrit plakut veteran Pandeli Evangjeli per ndihmen e kryqit te kuq shqiptar.

Te ketilla cfaqje ketu ndodhin shume rralle pra ndaj ne kete koncert suksesi i te cilit ish i siguruar qe prej cfaqjes qe u be me pare ne Korce asistoj elita e kryeqytetit e perbere prej ministrave dhe personelit te legatave te huaja prej kryetarevet te dikastereve te Shqiperise3 dhe prej gjithe intelektualeve te kryeqytetit...Pikerisht me ora 9 e 30 filloj cvillimi i programit fort te pasuruar te ketij koncerti. Grupi perbehej prej vajzave Gjeorgjia Filce Lola Aleksi e para e diplomuar prej konservatorit te Romes dhe e dyta ka marre mesime ne konservatorin e Milanos kurse violinisti Thoma Bezhani ka mesuare dhe eshte praktikuare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Simbas programit e para cfaqet ne shqene dhe pritet me duar trokitje zonjusha Lola qe ekzekuton fare bukur po tisha mbret te Adolf Adamit. Edhe Zonjusha Filce pritet me brohoritje te mbudha dhe ndonese kjo ish e njohur ne kryeqytet me zerin e saj te embel enthuziasmoj gjendjen qe konstatoj dhe permiresimin qe ka bere Z-sha Filce kohet e fundit ne zerin e saj melodik e te embel. Ky yll i pare i kenges shqiptare gezon dhe prononcimin e fjalevet ne menyre fort te cquare. Z. Bezhani me pamje tip djali te urte ndonese i emocionuar i ekzekutoj shume bukur pjeset e tij. Z. Llambi Turtuli tenor u cqua me zerin e tij te forte e sidomos u pelqye ne kengen popullore bilbil o i mjere bilbil. Kete kenge dukej qe z. Turtulli e ndjente prandaj e kendoj me zemer aq bukur sa gjendja e enthuziasmuare duartrokiti nxehtesisht dyke therritur bis-bis deri sa e kendoj edhe njehere.

Zonjusha Lola ne pjesen e dyte sidomos ne raspsodhin e dyte hungareze nxori ne shesh talentin e saj te jashtezakonshme. Kjo tregoj dhe gjeti pranim ne kompetentet se eshte me te vertete nje pianiste e mbaruare me ndjenja te rralla muzikore u admirua dhe me shume ne shpejtesine e gjishterinjve qe punon pa gabim si te shtytura prej korenti elektriku....

Gazeta e Korces 12 tetor 1932

Levizje edukative

Marrim e botojme

Disa verejtje mbi Koncertin Artistik ne Kinema Diana me 8-X-1932

Pik se parit levdohet qendresa e pianistes nane tjeter te vjen shum keq qi publiku nuk dijti te mbajn disi plinen.

Asht nji akt njerzijet mu paraqite me kohe ne nji koncert e me ndeje qete brenda tefaqjeve.

Zgjedhja e programit-2 kange popullore shqiptare prej te cilave e dyta u njihte vetem prej tekstit se ishte shqip 6 copa te disa te huejve te ndryshem 12 copa te kompanistave Italjan- smund te quhet posacerisht e mire. Ka nji sasi aq te madhe kangesh te bukura te gjitha Kombeve sa qi nuk asht e nevojshme me marre fragmenta operash te cilat kerkojn artin ma te nalte e te luejtuna ne pa lidhni nxjerrin nji efekt ma te vogel ne nji salle koncerti sidomos pjeset recitative jane te merzitshme.

Tani te hyejm ne detaje. Pjanistja z. Lola Aleksi pianino me tingull tulte se ciles nuk mund ti bihet rande si e kish lype ndoshta nder disa pjese te rhapsodies se dyte.

Violinisti z. Bezhani ka studiue me cene. Mjerisht vegla e tij nuk nep tingllim ku ndoshta pjeserisht mund te kete faj edhe akustika e salles. Ne cdo rase ne serenaden e Schubert-it nuk u ndijonte. Kangatarja Z. Filce zoton nji za te kandshem doemos jo shum te forte sidomos ne zanin e mesem faqet nga njihere i pa ngjyre. Te vjen keq qi ajo humbe kohen me nji gja aq te merzitshme si Amico Fritz. Intonacioni i saj i paster me te drejte nep shpresa te mira.

Kangtari Z. Turtulli ne tefaqjen e pare te tijn ish teper i topitun i impresionum. Gjaja ma e mira e tija kje kanga popullore Bilbil i mjere Bilbil qi u kerkue me u persrite.

...Por ne cdo rase pergzohena me Korcen per ket cete te vogel artistash qi dergoj ne kryeqytet me rastin e kremtimit te 8 tetorit. Kryeqyteti tash per tash nuk kishte me kene ne gjendje me dhane nji te tille koncert. Sidomos mbasi violinisti ma i miri i Shqipnis Z. Ludovik Naraci nuk don me na tregu artin e tij

M.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›