E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca fole artistash

Vepra e prof. Z. Sotir Kosmo. Shenime dhe kujtime nga nje koncert artistik

Shqiptaret e Bukureshtit duhet ta dijne se nje nga djemt e asaj Kollonije z. Sotir Kozmo ka zhvilluar ne Korce vjete me radhe nje aktivitet te gjalle dhe pemeprures ne fushen artistike.

I pajosur me talent te gdhendur e te cizeluar prej studimesh muzikale serioze por vecanerisht i pajosur me nje deshire te pashoqe per pune krijuese me nje vullnet qe nuk hepet e nuk lodhet maestro Sotir Kozmo e konsideron misionin e tij me teper si nje apostullate se sa si nje mjeshteri.

Nuk duam te flasim per z. Sotir Kosmo profesorin e muzikes ne shkollat e mesme te Korces. Gjyrmimi i aktivitetit te profesorit i perket Ministrise sAresimit. Ne desherojme te shprehim kenaqesine dhe admiraten tone per vepren ekstrashkollare te maestrot Sotir Kozmo vepre te cilen e ka nisur me enthusiazme apostulli dhe po e vazhdon me kokefortesi misioneri vepre se ciles i kushtoj dhe po i kushton gjithe kohen e shlodhjes pa pritur prej saj asnje shperblim pose kanaqesise shpirtnore te krijuesit kur shef se mundimet e tija kurorezohen me sukses.

Sot Korca mund te mburet. Nga pikepamja muzikale eshte e para nder qytetet e Shqiperise.

Ka sot Korca ne gjirin e saj te nxjera nga gjiri i saj elementa me vlefte artistike te pakontestueshme ka soprano- lirike dhe tenore dramatike ka violinista dhe pianista ka kore mikste qe do ti benin nder cdo qyteti te qyteteruar.

Te gjitha keto i cpiku i gjeti i mblodhi i krijoi maestro Sotir Kosmo. Do vije dita kur e gjithe kjo veper do te inventarionet do te matet do te cmohet dhe krijuesi do te marre kunoren e meritueshme dafinash.

Nje koncert u dha ne Tirane me rastin e 8 Tetorit prej artisteve shqipetare te Korces nene udheheqjen e z. Sotir Kosmo.

Shtypi shqipetar flet gjer -e- gjate mi suksesin e atij manifestacioni artistik. Kam qene i sigurte per sukcestin. Ate koncert pjeserisht pata fatin ta degjonj ne Korce naten e 14 shtatorit.

Ndonese theatri-ahur i Korces Mazhestiku me fame qu pergjet grave te ruges perjashta te lyera e te psipillosura e perbrenda te palara ekso kukulla mesa panuklla me mungesen kryekeput akustike me mungesen e nje sqene si bota me mungesen e nje kormine me mungesen e plote te nje simetrije dhe ritmi artistik- propozoj te transformohet shpejt ne Pazar peshku- i-a prei foren dhe oreksin jo vetem artistit por dhe degjuesit me sy dhe veshe pak me pretencioze artistet shqipetare te Korces me vleren e tyre me zellin e tyre me mundimet e tyre i mbuluan dhe i kaperxyen te gjitha keto mungesa dhe munden te japin ate nate perpara nje publiku te numurte dhe te zgjedhur nje koncert pretencios me program te begatshem bukur te zgjedhur dhe bukur te ekzekutuar.

Zojusha Lola Aleksi pianiste e mbaruar- ka studiuar ne Rusi- u dha korcareve nje deshmi perfundimtare te talentit te saj te pa-kontestuar duke celur koncertin me copen e bukur te Franz Von Supe-se Poet dhe katundar e duke kenduar me von me finese artisti te kllasuar Te dyten Rapsodi hungareze. Dhe kur gjishterinjte e saj te zbehte duke kercyer ritmik mi kllapat e pianos shkaktonin ate melodi engjellore nga qindrat fytyra qe e degjonin dhe e admironin fare pak veta dinin se ne ate cas zonjusha Lola Aleksi kishte 39 grada temperature. Ishte e semure. Por deshira e saj per me i sigurue koncertit suksesin pat qene me fuqishme nga urdhri i doktorit qe kish porositur te mos levize nga shtrati.

Zojusha Gjeorgjia Filce eshte dhe do mbetet per shume kohe asi femeror i kenges shqipe. Ze i talentuar soprano lirike qe tingellon embel ne vesh dhe nga veshi zbret ne zemer te degjuesve shprehi dhe levizje te matura por te nxehta dhe ekspresive te harmonizuara plotesisht me notat e copes se ekzekutuar. Vete zonjusha Filce eshte nje armoni dishka e lindur per art e predestinuar artit. Gjynah qe nevojat e jetes e detyruan te pranoje postin e profesores muzike ne nje shkolle tiranase Filceja eshte lindur te shkelqeje ne sqene e jo qe te myket ne nje katedre shkollore te venitet ne ambientin semianadollak te Tiranes. Por kush ti mer vesh keto gjera nder-ne

Na kendoi Gjeorgjia Filce ate mbreme kengen e Solvegut te Eduard Griegut nje cope nga e pavdekshmja Boheme te Gjakomo Pucini-t na kendoj I Caputeli e MAntechi te Vincenzo Bellini-t na kendoj nje cope nga Mefistofele i Arigo Boito-s dhe te gjitha i kendoj mire. Por ne Serenaden e Franz Schubert-it Kenga ime ndaj nat here te perkthyer prej Asdrenit dhe ne Pushoj Bilbili te Vincenzo Billi-t te perkthyer prej vete kengetores Gjeorgjia Filce ka cikur kulmin ka kaperxyer cdo pandehme dhe eshte ngritur ne kengetore dores se pare Publiku- sado publik qe eshte por paska dhe ay vesh muzikal ndash me insistence duke duartrokitur e ka thirur per-se-dyti dhe detyruar zojushen Filce ti perserite keto dy cope.

Zojusha Filce pat bere ate nate nje gabim te cilin do jete mire te mos e kete perseritur ne Tirane. Dua te flas per ate Ktheju-n monotone te nje kompozitori shqiptar me mustaqe akoma te padirsura per ate Kthejuin te pakurdisur pa shije artistike mi vjershen e nje ministri vjershe e cila te detyron shpesh here ti nxjerresh fjalet nga goja si koven nga pusi Se me tshpejt.. ...ket zemren tmjere fraza qe jane prej vete struktures se tyne kryekeput antimuzikale.Meri tani keto fraza mbuloji prej nje muzike monotone dhe veri ne goje te zojushes Filce Nuk eshte mekate

Po te mos kendoheshin me sukses te shkelqyeshem po ate nate dhe po prej asaj kengetore Serenada e Schubertit dhe Pusho Bilbili po te mos kendoheshe po ate nate Kur te pashe te paren here e Schiro-jt duke gjykuar nga Ktheju dhe As nje shprese e z.minister Mossi do te formonim konviksionin qe gjuha shqipe nuk eshte e pershtateshme per muzike. Por sna paska faj gjuha

Gazeta Shqiptari 1933

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›