Piktori Lin Delija, Nderi i Kombit

Presidenti i republikes Bamir topi ka dekoruar, pas vdekjes me Urdhrin “Nderi i Kombit” piktorin shqiptar, Lin Delija me motivacionin: “Piktorit të madh,që me artin e tij pasqyroi lidhjen e fortë me atdheun dhe promovoi vlerat e lirisë dhe të demokracisë. Artistit autentik dhe përfaqësues në botë, i cili shndërroi temën shqiptare në vlerë universale, artin e tij në trashëgimi të përjetshme dhe urë komunikimi mes popujve.
“Natyrisht, jemi mbledhur në këtë ceremoni sot për të nderuar një nga ato figura, për të cilat ne, me të drejtë krenohemi, Lin Delinë, njërin prej piktorëve më origjinalë bashkëkohorë shqiptarë, është njëkohësisht edhe më i veçanti për fatin dhe për aktivitetin e tij. Ai i ka munguar shumë gjatë Shqipërisë, si bir dhe shprehës gjenial i etosit dhe i shpirtit shqiptar. Më në fund ai po kthehet nga rrugëtimi i nisur më se gjashtë dekada më parë në kërkim të lirisë dhe të mundësisë së shprehjes të shpirtit të tij artistik” tha Topi.
Ne kete ceremoni ne bashkëpunim me bashkine e antrodokos, ku ekziston edhe “muzeu i qytetit Lin Delija”, u prezantuan per here te pare disa nga veprat e tij.
Lin Delija lindi ne vitin 1926 ne Shkoder dhe vdiq ne vitin 1994 ne rome. Ne nderim te figures se tij, ne kete aktivitet moren pjesen edhe personalitete të artit, kolegë, miq e të afërm të piktorit.
Vilma Masha