E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Ruçi: Të ngrihet komisioni hetimor për zgjedhjet. Patozi: Zgjidhje brenda ligjit

Ka nisur me nje incident seanca e rikthimit aktiv të socialistëve në Kuvend. Fjala e deputetit demokrat Genc Strazimiri nuk eshte mirëpritur nga kolegu i tij socialist Tom Doshi duke bërë të nëvojshme ndërhyrjen e gardës për të shmangur një përlasje fizike.

“Natyrisht nuk e di nëse do rrini gjatë apo do ikni përsëri. Këtë as ju nuk e dini se zakonisht ju lajmërojnë me sms dhe pastaj me sms lajmëroni familjarët si këtë rradhë. Gjithsesi një këshillë shumë të sinqertë, këtë ultimatum dyjavor sic e keni konceptuar, që ua dha Evropa shfrytëzojeni mirë për të lexuar kodin elektoral dhe vecanërisht nenin 178 të tij sepse atje është gjeagjeza, ndryshe do t’ju lërë 19 ditë të tjera në rrugë” tha nga foltorja e kuvendit Strazimiri.

Seanca e parë e legjislaturës ku socialistët ashtu sic kishin njoftuar qëndruan deri në fund, kishtë kryefjalë kutitë dhe grevën e urisë.

Kryekuvendori i majtë Ruci, kërkoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar brenda 2 javëve, ndërsa homologu i tij Patozi, foli për një kornizë negociatash.

“Hapja e kutive për ne si opozitë nuk duhet të diskutohet më, as ngritja një orë e më parë e komisionit hetimor me shumicë dhe me drejtimin e opozitës dhe lejimi i hetimit të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve nuk duhet vonuar përtej këtij kufiri dyjavor. Në rast se zgjidhja përsëei nuk vjen, përsëri opozita shqiptare, i lind e drejta dhe ka detyrën të ecë më tutje në rrugën e protestës” u shpreh Ruci.

“Jo ultimatumit! Ato nuk cojnë asgjëkundi. Ofertën tonë e keni në tavolinë, tani e përgjithmonë, të hapur ndaj cdo lloj transparence qe nuk dhunon dhe kapërcen Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Brenda kësaj kornize është një hapësirë e pamat për marrëveshje dhe mirëkuptim” tha Patozi.

Në seancën e rikthimit e cila zgjati rreth 2 orë, deputetët e PS-së ofruan dhe kartonat e tyre jeshilë për të votuar projektligjet që ishin në rend të ditës.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e martë , 25 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›