E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e larta përfshijnë vendin kujdes me diellin

TIRANE- Vendi është pushtuar prej ditësh nga i nxehti, ndërsa meterologët parashikojnë një ulje të vogël të temperaturave vetëm duke nisur nga mesi i javës së ardhshme.
Nga të dhënat sinoptike në agjencinë e lajmeve Balkanweb, dje vendi jonë përjetoi një ditë të nxehtë me temperatura relativisht të larta në gjithë qytetet. Por, edhe sot pritet që temperaturat maksimale në kryeqytet do të shënojnë 34-35 gradë, ndërsa ato minimale 19 gradë celcius ndersa e diela duket se do të jetë e zjarrtë.

Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 35 gradë me e larta dhe 20 më e ulëta, Durrës 35-21, Shkodër 32-19, Vlorë 32-21, Kukës 35-19, Elbasan 35-20, Fier 35-20, Korcë 29-16, Gjirokastër 32-20 dhe Sarandë 32-21 grade Celsius.

Temperaturat të njëjta do të vazhdojnë dhe nesër, e dielë, ndërsa pritet që ditën e hënë të bien me 1-2 gradë Celsius, dhe përkatësisht me 2-3 gradë të tjera ditën e martë.
E ndërsa temperaturat e nxehta vazhdojnë, mjekët japin këshilla, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, se si të mbrohen nga i nxehti.
Sipas mjekëve, njerëzit duhet të rrijnë në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës. Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën. Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuara mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri). Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt.

Mjekët këshillojnë gjithashtu që të moshuarit dhe të vegjlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut, 11:00-16:00. Sipas tyre, gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›