Pilot goditja
Me instalimin e njehsoreve digjitale neper disa lagje te Prishtines KEKu i ka marre ne qafe keta konsumatore. Edhe perkunder asaj se shpenzimi i energjise vazhdon te mbetet i njejti si para vendosjes se tyre prej nderrimit te oreve nga te vjetra ne digjitale faturat u vijne me shuma astronomike.
Zyrtare te KEKut thone se qytetaret paguajne aq sa edhe konsumojne e jo me teper. Pilot projekti i njehsoreve digjitale ishte realizuar kohe me pare ne disa lagje te Prishtines. Muhamet Halili banor i lagjes Arberia ne Prishtine tregon per gazeten se ka qene viktime e ketyre njehsoreve.
147Qe nga dita e instalimit te kesaj ore ne shtepine time une vuaj nga faturat e KEKut me cmim te larte. Halili thote se kur e ka pasur oren e vjeter gjate dimrit ka paguar me se shumti 50 euro ne muaj kurse tash me pak se 100 euro nuk na vjen asnjehere.
147Keto vlera te larta na vijne prej se e kam oren e re digjitale ne shtepi. Ne momentin kur kane ardhur punetoret e KEK-ut per te na instaluar oren me kane kerkuar edhe 25 euro per kontrate por ate dite pata embelsire ne shtepi dhe fal saj nuk kam paguar asnje cent148 thote Halili.
Edhe Nexhmi Aliu banor i kesaj lagje tregoi per gazeten se asnje nga banoret qe ka pranuar keto ore nuk jane te kenaqur.
147Kam biseduar me te gjithe fqinjet qe e kane pranuar kete projekt te KEK-ut dhe prej asnjerit nuk kam degjuar fjale te mira. Secili eshte ankuar se po paguajne shume prej se e kane pranuar kete ore te bukur per sy por te demshme per xhepin148.
Ai tregon se me oren e vjeter ka llogaritur ta paguaje cdohere me rrogen e tij e tash thote se nuk mund ta beje nje gje te tille pasi qe rryma po i vjen shume me shtrenjte.
147Per kete keqperdorim te kesaj korporate kam bere edhe peticion kam shkruar kerkese ne KEK per rikthim te ores se vjeter por me kane thene se me te lehte do ta kem ta rrezoj shtepine sesa te rikthej oren e vjeter148 thote Aliu.
Njohes te energjetikes tregojne se qytetaret jane keqperdorur nga korporata me instalimin e ketyre njehsoreve. Myzejene Selamni ish kryetare e Komisionit parlamentar per ekonomi dhe energjetike thote se KEK-u i ka keqperdor dhe po vazhdon te njejten ta beje me qytetaret me kete pilot projekt.
148KEKu me instalimin e ketyre njehsoreve ka bere keqperdorimin e qytetareve duke ua rritur edhe cmimin per cdo fature te leshuar. Me keta njehsore eshte parapare qe te demtohen dhe keqperdoren qytetaret dhe korporata ben llogaritjen paushall te energjise elektrike148.
Selmani tregon se me kete rast KEK-u cdohere arsyetohet se gjoja inkasantet jane ne numer te vogel dhe nuk mund te shkojne neper cdo shtepi. Ajo thote se edhe vitin e kaluar edhe kete vit po perseritet e njejta gje. Ajo tregon se edhe Raporti i Progresit ka alarmuar per gjendjen financiare te KEK-ut.
Ne anen tjeter zedhenesi i KEKut Viktor Buzhala mohon faktin se qytetaret po paguajne me shume sesa shpenzojne. Ai tha per 147Express148 se qytetaret paguajne aq sa edhe konsumojne.
147Njehsoret digjitale jane fjala e fundit e teknologjise matjet i kane te sakta. Faturimi me keta njehsore behet ne baze te energjise elektrike qe ka njehsuar njehsori148.
Nderkaq per perzgjedhjen e qytetareve per instalimin e saj Buzhala thote se kjo eshte bere me perzgjedhjen ne dy dalje me karakteristika te ndryshme dhe instalimi i ketyre njesoreve ne pergjithesi ka shkuar mire.
KEK-ut i duhen 110 milione euro qe t146i dale ne krye kesaj pune. Deri tani jane vendosur vetem 2500 njehsore.