Certifikohen 10 zyrtare policor te Njesitit K9
Policia e Kosoves ka njoftuar se ne bazen e Njesise Speciale K9 ne fshatin Lebane te Prishtines eshte mbajt ceremonia e shperndarjes se Certifikatave per dhjete zyrtare policor te ri te njesitit K9 me qen te cilet me sukses kane perfunduar trajnimin bazik per kerkimin me qen te eksplozivit armeve dhe per kerkimin e lendeve narkotike.
Ne Ceremoni kane marr pjese Drejtori i Njesive Speciale Kapiten Fehmi Xhata dhe zyrtare te tjere nga Departamenti i Trajnimeve si dhe perfaqesues nga EULEX-i te cilet cmuan larte punen e zyrtareve policor te njesise.
Ne fillim te vitit 2010 Njesia K9 ka pranuar nje donacion prej dhjete qenve nga UNDP-ja dhe fal ketij donacioni eshte ngrit edhe numri i zyrtareve policor te cilet me nje perkushtim te madh dhe me profesionalizem pas gjashte muaj trajnimi intensiv kane arritur qe te trajnojne qente e tyre ne kerkim si dhe ti bashkohen pjeses tjeter te Njesise ne operacione.
Njesia K9 numeron 27 zyrtare policor operacional dhe se tash ka kapacitete te mjaftueshme per tu pergjigjur te gjitha rasteve ne tere territorin e Republikes se Kosoves.