E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Burg perjete per Lulzim Berishen

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 4 dënime me burgim të përjetshëm për Bandën e Durrësit. Trupi gjykues me kryetar Gurali Brahimllarin, ka dënuar me burgim të përjetshëm Lulzim Berishën, Indrit Taullain, Endrit Doklen dhe Plaurent Dervishajn. Ky i fundit është ende në kërkim nga drejtësia.
Ndërkaq për Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Selman Heti dhe Sardian Sulejmanin gjykata vendosi të dënohen me nga 25 vite burg
Spartak Kalthin është dënuar me 10 vjet burg nga 25 vjet që ka kërkuar Prokuroria për shkak se ka qenë i mitur kur ka kryer krimet
Alban Neli, Altin Nikolli, Ahmet Ajetin dhe Kristian Begun janë dënuar me nga 20 vjet burg, ndërsa Osman Korpuzi është dënuar me 10 vjet burg
Ndërsa për të penduarin dhe bashkëpunëtorin e Drejtësisë Adriatik Coli gjykata vendosi burgim të përjetshëm , por përfiton për shkak se gëzon statusin e të penduarit dhe i mbeten 10 vjet burg.
Procesi i bandës së Durrësit ka filluar që nga data 17 qershor e vitit 2007. Të akuzuarit si anëtarë të bandës së Durrësit, akuzohen për nëntë vrasje, 11 plagosje dhe akuza të tjera të rënda ne kuadër të organizatës kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›