E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan,Australia nuk do zëvendësojë trupat holandeze

"Ne respektojmë kontributin e tyre, por në mungesë të ushtarëve holandezë, Australia i ka shprehur qartë NATO-s dhe Forcës Ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan (ISAF) që ajo nuk është në gjendje të sigurojë komandimin në provincën Oruzgan", theksoi Stephen Smith.

Qeveria holandeze u bë të shtunën e kaluar viktimë e mosmarrëveshjeve të brendshme për mbajtjen e trupave në Afganistan deri në verë.

Aleanca Demokristiane e kryeministrit Balkenende ka mbështetur idenë e mbajtjes së një numri të reduktuar të trupave, edhe pas afatit të përcaktuar, por Partia Punëtore e kundërshtoi këtë ide, duke kërkuar përfundimin e misionit në Afganistan, ashtu siç ishte planifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›