Voziste me kanoe në lumin Vjosë, mbytet turistja çeke
Përmet- Një turiste nga Çekia, e apasionuar pas sportit të vozitjes me varka në lumenjtë malorë, ka humbur jetën ndërsa lundronte në rrjedhën e lumit Vjosë, në zonën e Përmetit. Çekja e identifikuar nga policia si Mikaela Janakova, 34 vjeç, nuk ka arritur t’i mbijetojë përplasjes me shkëmbinjtë anës Vjosës, ndërsa kajaku me të cilin ajo lundronte është përmbysur në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit. Policia e Gjirokastrës deklaroi mbrëmjen e së martës se, viktima ishte pjesë e një grupi të përbërë nga tetë turistë çekë. “Ditën e martë grupi i çekëve ka mbërritur në qytetin e Përmetit me qëllim vozitjen me kanoe në ujrat e rrëmbyeshme të lumit Vjosë”, thonë burime në policinë e Gjirokastës. Në këtë sezon ujrat e Vjosës dhe kanionet malore përgjatë shtratit të saj tërheqin mjaft turistë kryesisht të huaj të apasionuar pas lundrimit në lumenjtë malorë. Duket se edhe grupin e çekëve kanionet e Vjosës dhe rrjedha e saj e kanë tërhequr për të ndërmarë një udhëtim me kajakë përgjatë shtratit të saj. Pasi janë akomoduar në qytetin e Përmetit, mesditën e së martës pesë prej turistëve çekë kanë nisur udhëtimin me kajakë në rrjedhën e Vjosës në drejtim të Këlcyrës. “ Në zonën e Vjosës panë fshatit Petran të pesë çekët kanë nisur të vozisin me kanoe në ujrat e lumit. Destinacioni i tyre ka qenë qyteti i Këlcyrës”, thonë burime në policinë e Gjirokastrës. Vetë çekët gjatë hetimeve për ngjarjen i kanë pohuar policisë se në varkën e parë ndodhej një pjesëtar i grupit, në varkën e dytë ishin dy turistë të tjerë ndërsa në varkën e tretë voziste 34 vjeçarja Janakova se bashku me një turist tjetër. Për disa kilometa të trija kanoet kanë vozitur qëtësisht në ujrat e Vjosës ndërkohë që grupi i çekëve ka shijuar mrekullitë e natyrës së kësaj zone. Por duket se vozitja është vështirësuar në zonën e Vjosës pranë vendit të quajtur, fshati Kuqar. Sipas njerrit prej pjesëtarëve të grupit në këtë zonë rrjedha e Vjosës ishte mjaft e rrëmbyeshme dhe të trija kanoet janë sforcuar për të mos u përmbysur nga rrjedha e lumit. Por kajaku në të cilin voziste Mikalea Janakova si shkak i rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit është përplasur nga dallga me një shkëmb anës bregut. “Në këtë situatë kanoeja u pëmbys dhe Mikaela u përlas me shkëmbin. Më pas rrjedha e furishme e moi me vete duke e futur poshtë një guve”, i ka deklaruar policisë, turisti çek që po voziste së bashku me 34 vjeçaren në kanoen e tretë të grupit. Në këtë situatë pjesëtarët e tjerë të grupit të turistëve çekë kanë rendur ti vijnë në ndihmë bashkatdhetares së tyre. Ata janë zhytur poshtë guvës po si shkak i përplasjes së fortë më shkëmbin 34-vjeçarja Janakova nuk ka arritur t’i mbijetonte rrjedhës së Vjosës duke u mbytur në ujrat e rrëmbyeshëm. Pas dhjetë minutash bashkatdhetarët kanë nxjerrë nga ujërat e Vjosës trupin e pajetë të 34-vjeçares. Policia e Gjirokastës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.