Pinari: Sistem on-line për ç’regjistrimin e makinave
TIRANË- C’regjistrimi i makinave, marrja e targave dhe shërbimeve të tjera tashmë kërkojnë vetëm 20 miniuta kohë.
Drejtori i Sherbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari bën të ditur për NEWS24 se falë instalimit të sistemit on-line në të gjitha degët në shkallë vendi, është shkurtuar ndjeshëm koha e kryerjes së procedurave, por edhe numrit të dokumenteve që qytetari duhet të paraqesë.
Pasi sistemi është i lidhur elektronikisht edhe me regjistrin e Gjendjes Civile, Interpolin, Drejtorinë e Doganave, policinë rrugore etj. Kjo do te thote se vërtetimet që më përpara duhet të paraqisnin, tashmë sigurohen nga vetë degët nëpërmjet sistemit on line, duke shkurtuar kështu kohë dhe para.
(e.NEWS24/BalkanWeb)