Sherr mes kosovarëve në Zvicër, një i plagosur

Kosovarët bëhen protagonist të kronikës së zezë në Zvicër. Mediat atje raportojnë për një përleshje të armatosur ndërmjet kosovarëve që ka tronditur lokalitetin Lucens. Si pasojë e kësaj ngjarje një person është plagosur dhe 5 kosovarë të moshave 22-34 vjeç janë arrestuar. Hetimet kanë nisur menjëherë, kurse besohet se shkak ka qenë një borxh i pakthyer.
“Ishim të gjithë së bashku familjarisht. Kur papritur kemi dëgjuar të shtëna, ndërsa tërë familja me 10 nipa ishim duke kaluar një mbrëmje të lezetshme. As armiku nuk kamundur të na çojë në këtë gjendje, ka thënë nëna e 3 djemve të përfshirë në ngjarje “.