“Gërdeci”, ende edhe shumë kohë deri në verdiktin final

Historia gjyqësore e tragjedisë së Gërdecit edhe pse në pamje të parë duket si një çështje drejt mbylljes, do të dojë edhe shumë kohë të jap verdiktin final. Nëse akuzës ju deshën seanca të tëra në një muaj për të dhënë pretencën, 29 të pandehurit do kërkojnë shumë më shumë kohë për tu mbrojtur përballë prokurorisë.
Pas përfundimit të leximit të 500 faqeve pretencë nga ana e katër prokurorëve, gjykata u la kohë 21 avokatëve që përfaqësojnë 29 të pandehuri e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit 2 javë kohë deri në datën 16 nëntor. Kjo është koha që gjykata ka të drejtë tu jap mbrojtësve sipas afatit të përcaktuar në ligj.
Por nga ana tjetër avokatët e katër të pandehurve të arrestuar kanë kërkuar 2 muaj kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre. E duke bërë një llogaritje të thjeshtë nga 2 javë kohë të lëna për secilin avokat, gjyqi i tragjedisë së Gërdecit nuk merr fund dhe nuk jepet vendimi brenda vitit 2011.
Por odiseja e tij duket se nuk do të përfundojë vetëm me Gjykatën e Tiranës, pasi nëse duhet të ekzekutohen vendimet për dënimin e 29 të pandehurve duhet çekiçi i goditur nga Gjykata e Apelit.
Kështu që pas përfundimit të dhënë nga gjykata e Tiranës, atëherë kjo çështje kërkon maksimumi 6 muaj për të vijuar më pas në Apel, duke përfshirë këtu edhe kohën që shyhen seancat për mungesë të palëve, e të gjithë kjo kohë duket se do të rendis gjyqin për tragjedinë e Gërdecit si një ndër gjyqet me të gjatë në drejtësinë shqiptare.
Që vendimin përfundimtar jo që nuk merret brenda këtij viti, por as viti që vjen duket se nuk do të jap verdiktin përfundimtar për 29 të pandehurit.