E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinheiro Siria ne renie te lire

Pesimist ne vleresimet e tij, kryetari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve në Siri deklaroi se vendi i shkatërruar nga lufta është në "rënie të lirë". Paulo Pinheiro i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë "me vendosmëri" për t’i dhënë fund luftës civile.

Pinheiro dhe dy kolegë të tij kanë hetuar abuzimet e të drejtave të njeriut që nga gushti i vitit 2011. Edhe pse regjimi i Bashar al Assadit nuk e ka lejuar hyrjen e ekipit të Kombeve te Bashkuara ne Siri, ata kane mundur te intervistojne shume prej njerezve te larguar drejt vendeve fqinje. Zyrtari i larte kritikoi mosveprimin e shteteve anëtare të OKB-së, duke thënë se konflikti sirian është kthyer ne nje "kronikë te mundësive të humbura" dhe nuk do të vetezgjidhet në mënyrë paqësore. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›