Pinin hashash ne oborrin e shkolles, pranga kater te rinjve
Elbasan- Policia e Elbasanit arrestoi kater te rinj pasi u kapen me dy gram hashash ne xhepa teksa qendronin ne oborrin e nje shkolle duke konsumuar hashash oret e vona te se henes. Megjithese te dyshuarit jane mbrojtur duke thene se ishin vetem perdorues, agjentet u kane vene menjehere prangat. Burime zyrtare te policise thane dje se jane arrestuar Ardit Kila, 19 vjec, Ardit Kalemaj, 20 vjec, Florian Boci, 18 vjec dhe Enea Gega, 18 vjec, banuesa ne Elbasan. Ndalimi i tyre eshte bere pasi nga kontrolli i ushtruar ne oborrin e shkolles “Bardhyl Popa”, ne lagjen “Partizani”, jane kapur me 2 gram kanabis sativa qe e kishin pergatitur si cigare. Sipas deklarimeve te marra, te dyshuarit kane pohuar se drogen ia kishin blere Ardit Kiles. Rreth ketij fakti kane reaguar te aferm te te rinjve, te cilet jane shprehur se arrestimi eshte i padrejte dhe se sasia eshte vetem 2 gram kanabis. Por zyrtare te policise u shprehen se ndaj tyre ka nisur hetimi per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Edhe shtate muaj me pare, agjentet e antidroges goditen nje grup te rinjsh qe konsumonin dhe shisnin droge prane shkollave te qytetit te Elbasanit. Ne pranga ra edhe nje mesues i shkolles se mesme, por qe me pas u la per hetim ne gjendje te lire.
F.S.
F.S.