Pastronte armen, djali vret babane
Kolonje- Djali vret babane duke luajtur me nje pistolete trofe. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shtike te rrethit te Kolonjes, rreth mesnates te se henes. Burime zyrtare te policise vendore thane se moren njoftimin rreth ores 23:00, se ne banesen e tij kishte mbetur i vrare 55 vjecari Petraq Zoja. Familjaret jane munduar t’i japin ndihmen e pare, por gjithcka ka qene e kote, pasi plumbi i marre ne pjesen e gjoksit i kishte shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes, per te kryer hetimet. Blute vendore bene te ditur se autor i kesaj ngjarjeje ka qene djali i viktimes, 24 vjecari Andrea Zoja.
Nga deklarimet qe u jane marre pjesetareve te familjes, si dhe autorit te ngjarjes, mesohet se vdekja eshte shkaktuar nga pakujdesia. Rreth ores 22:15, 24 vjecari mesohet se ka qene duke pastruar dhe me pas luajtur me nje arme trofe qe nga periudha e Luftes se Dyte Boterore. “Pasi e pastroi, ai e mbushi armen, por ajo kreu nje qitje te pavullnetshme”, i thane familjaret grupit hetimor. Per pasoje plumbi zuri ne gjoks kryefamiljarin 55 vjecar, te cilit i shkaktoi vdekjen e menjehershme. Nga hetimet paraprake, rezulton se midis djalit dhe babait nuk ka pasur ndonje konflikt per te dyshuar rreth nje vrasjeje te qellimshme, megjithate policia kreu menjehere arrestimin e 24 vjecarit Andrea Zoja, mbi te cilin rendon akuza e “vrasjes nga pakujdesia” dhe “mbajtja pa leje e armeve luftarake”.
Gjate shoqerimit per ne komisariat, ne nje gjendje te traumatizuar, i riu ka rrefyer edhe ngjarjen e dhimbshme, duke u shprehur se nuk ka pasur qellim vrasjen e te atit. “E kisha pastruar edhe me pare armen, por nuk kishte kryer kurre qitje te vullnetshme. Ne ate moment babai u ndodh ne dhome, perballe meje dhe pas zhurmes e pashe te shtrire ne dysheme”, ka thene 24 vjecari per hetuesit. Edhe pjesetaret e tjere te familjes rrezuan dyshimet per nje vrasje te qellimshme, pas ndonje konflikti te mundshem.
Daniela Zisi