E Diel, 1 Nëntor 2026

Pipa ne diksionerin francez/ Mitologjia shqiptare me zana e djaj por pa zota

Letersi/ Arshi Pipa per mitologjine shqiptare ne Diksionerin francez te Mitologjive botuar ne vitin 1981 ne Paris.

Per here te pare botojme te perkthyer ne shqip studimin e Arshi Pipes per mitologjine shqiptare shkruar per Diksionerin francez te Mitologjive te botuar ne vitin 1981 ne Paris nga Y. Bonnefoy vol. I f. 5-7. Atehere cfare paraqet si fizionomi te veten si tipare dalluese mitologjia shqiptare - pyet Pipa pjesen e meposhtme pasi hedh veshtrimin mbi disa mite qe jane te njohura dhe per disa popuj te Ballkanit duke dhene pergjigjen se mitologjia shqiptare dallon se nuk ka zota dhe hyjnite jane te dores se dyte

Mitologjia shqiptare nuk perben ende objektin e nje monografie por subjekti eshte trajtuar ne shume ese dhe artikuj te gjuhesise folklorit dhe etnografise. Mund te thuhet se kjo mitologji eshte e tipit pagan ballkanik. Fete monoteiste qe i jane mbivendosur ndash katolike ne Veri ortodokse ne Jug islamike ne mbare vendin ndash pak e kane prekur natyren e saj. Historia e shqiptareve origjina e te cileve fillon qe nga migrimet e para indoevropiane ne Ballkan eshte nje vazhdimesi pushtimesh nga ana e popujve qe i rrethojne romake gjate Lashtesise sllave greke e italiane ne Mesjete turq ne fillim te eres moderne. Prandaj pritet qe mitologjia shqiptare te jete mjaft sinkretike. Mund te flitet per shtresa alogjene pergjate boshtit te nje konstanteje lehtesisht te identifikueshme qe eshte kulti i karakterit gjenit te races.

Hyjnite e kesaj mitologjie jane thuajse te gjitha pagane. Aty jane nuset e malit dhe keshetat por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigante te kobshem balozet katallajt por edhe thopcat xhuxhat qe argetohen duke shpotitur njerezit. Ndeshen edhe karkanxholet dhe nje variant i kacilmicit. Perbindeshat jane me shumice gogolet kucedrat lubite. Metamorfozat jane te shpeshta burri shnderrohet ne dre ujk hut gruaja ne nuse lale qyqe turtulleshe. Hyjnite e shtepise mund te kene nje forme njerezore si nana e votres ose shtazore vitore nje lloj gjarpri. Flijohen kafshet dikur femrat mbi themelet e nje ndertese Behen magjira p.sh. per ta bere mashkullin impotent. Ka kenge namatisjeje te tjera per te sjelle shiun. Gjuhet me gure hena e eklipsuar per te trembur ujqerit qe e sulmojne. Objektet magjike ndash pasqyrat nuskat unazat ndash luajne nje rol te madh. I besohet syrit te keq endrrave paralajmeruese. I besohet fuqise se gureve bimeve. Por kryesisht i besohet fuqise se heroit.

Kulti i heroit i deshmuar nga nje tradite e gjate kombetare qe pasqyrohet ne epopene popullore si dhe ne te drejten zakonore ka ruajtur nje karakter mitik ne disa krahina te Shqiperise se Veriut. Te mbrojtur nga male te thepisura banoret e tyre kane mundur tu rezistojne kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kane mundur te ruajne nje lloj autonomie gjate sundimit turk. Barinjte e Veriut ne pjesen me te madhe katolike vazhdojne te quhen Uke Dash Shpend Sokol ata adhurojne zjarrin ta peshtysh eshte tabu betohen per Qiell e per Toke vajtojne te vdekurit e tyre duke gervishtur fytyren sipas nje rituali qe eshte mbeturine e nje valleje u besojne oreve te vendit shpirtrave djajve magjistareve vampireve. Totemizmi dhe animizmi perzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kane ekuivalentet e tyre. Polifemi shqiptar KK5 quhet katallacirc ne kujtim te mizorive te mercenareve katalanas te shek. XIV. Zana mbrojtesja e heroit eshte deri etimologjikisht e afert me Dianen perendesha romake shoqerohet nga nje drenushe kafsha e hyjnise shqiptare eshte dhia e eger kurse per funksionet e saj ajo merr nga zana sllave Vila. Vete emri shtojzovalle eshte nje rast sinkretizimi paganondashkristian Shtoji Zot vallet.

Shume nga keto besime pagane jane te njellojta per me shume se nje popull ballkanik ndersa te tjera jane me origjine latine e ndoshta kelte. Atehere cfare paraqet si fizionomi te veten si tipare dalluese mitologjia shqiptare

Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnite jane te dores se dyte dhe nuk kane emra te pervecem ose emri i tyre eshte kolektiv. Betohet per qiell e per toke therritet dielli e hena. Por jane vetem personifikime elementesh ose sendesh fizike jo persona. Ndermjet elementeve toka eshte mbizoteruese. Cilesia siperore e heroit ose i heroines te con tek ajo burri i dheut e bukura e dheut. Beja me gur eshte solemne. Gjecov 534. Kush betohet mbi gur do te ngurtesohet nese e shkel betimin e tij zanat e kane fuqine e veshtrimit qe ngurteson. Gjenden murana aty ku dikush ka qene vrare per gjakmarrje Cabej 360. Dhe hidhen gure per te lehtesuar lodhjen ndash me lane pritesen.

Nje tjeter tipar dallues eshte mungesa e nje jete pertej varrit. Qielli nuk ka asgje qiellore nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthet lugeterit vurkullaket eshte i perhapur por keta jane shpirtra te munduar qe toka i flak jashte per shkak te ndonje keqberjeje te rende. Ky shpirt eshte nje hie ose nje abe nje mbeshtjellje trupore e pajisur me nje mbeturine materialiteti ai mund te ngreje pesha.

Mitologjia shqiptare me zana e me djaj por pa zota e pa eskatologji dhe ku vete konceptimi i shpirtit eshte plotesisht negativ eshte pra krejtesisht tokesor. Ajo eshte organizuar rreth bipolaritetit etik te se mires dhe se keqes. Nga njera ane ka nje monster - kulcedra ose kucedra mamadraga - e perfytyruar si nje gjarper me shtate koka qe than ujerat dhe helmon ajrin. Ne anen tjeter ka nje hero mitik qe e perball ne shpellen e tij dhe e mbyt. Ne Jug ku pushteti i sulltanit zevendesoi ate te perandorit bizantin shpesh ky hero eshte fisnik djali i mbretit ndersa ne Veri ai eshte nje bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangue ka flatra nen krahe ai mund te fluturoje. Ketu njihet miti i Herkulit qe lufton Hidren qe u be pastaj ai i Shen Gjergjit qe mbyt dragoin. Shen Gjergji eshte shume popullor ne Shqiperi dhe festa e tij perket me ardhjen e pranveres. Gjergj eshte gjithashtu emri i nje heroi qe cliron vendin e vet nga nje monster i zi i dalur nga deti nate qe eshte ndoshta rapsodia me e bukur shqiptare.

Mitologjia shqiptare monumenti i se ciles eshte cikli i rapsodive te Veriut ekzalton nje konceptim te jetes heroike teper etnike. Heronjte kryesore te ketij cikli Muji e Halili kane emra myslimane te huazuar nga kenget epike boshnjake nga te cilat huazojne edhe metriken rapsodite kendohen nen tingujt e lahutes. Por keto elemente alogjene nuk e prishin aspak substratin autokton te kengeve mitike. Muji eshte nje bari qe zanat e maleve ne kembim te nje sherbimi qe ai u ka bere e kane pajisur me nje fuqi mbinjerezore ndash ai mund te shkule me rrenje lisat KK7. Nje rapsodi tjeter ia atribuon kete fuqi talentit te tij prej gjahtari ai ka mundur te kape tri dhite me brire ari ku fshihet fuqia e zanave KK1. Muji i masakron armiqte e tij sllavet por jo pa pesuar dhe ai vete. Nje rapsodi e tregon te plagosur rende te shoqeruar nga shpirti i tij mbrojtes ora mes nje gjarpri qe i kujdeset dhe nje ujku qe e ruan KK23. Kur ai vdes armiku vjen ta provokoje ne varrin e tij. Ai zgjohet dhe therret me ndermjetesine e nje zogu ndihmen e Halilit qe vret sllavin dhe zhvarros vellain e vet KK32. Muji kthehet ne jete. Nje dite ai ben mbi doren e vet proven e plumbit. Kur e sheh doren e shpuar ai e di qe koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atehere nen toke si Edipi ne Kolone per te pritur me durim kthimin mbi toke te eres heroike KK Parathenie.

Vico e konceptoi historine e njerezimit si nje proces ciklik qe kalon nepermjet tri fazave teologjike historike dhe njerezore. Mendesia mitologjike shqiptare e ka zbehur te paren per tu ndier e kenaqur ne te dyten duke refuzuar te dale jashte saj. Muji nuk eshte i vetmi perfaqesues i kesaj mendesie. Nje shembull tjeter eshte ai i vete heroit kombetar Gjergj Kastriotit i mbiquajtur Skenderbe 1405- 1468. Humanisti shqiptar Marin Barleti qe ka shkruar te paren histori ne forme romani te heroit v. 1510 tregon se nena e tij enderroi se po lindte nje dragua trupi i te cilit mbulonte gjithe Shqiperine dhe qe goja e tij shqyente turqit. Populli e ka perpunuar kete mit duke e bere Skenderbeun nje titan qe mund te shtrije pertoke pesedhjete burra dhe mustaqet e te cilit jane kater pellembe. Ai hedh kunder armiqve qe e rrethojne shkembinj te medhenj sa nje shtepi dhe ndalon me nje te rene te kembes ujerat e nje lumi per te mos i lene armiqte te kalojne. Ai eshte i pacenueshem mbasi ka lindur me kemishe d.m.th. i mbeshtjelle me placenten. Kali i tij fluturon nga nje shkrep te tjetri duke lene kur prek token gjurmet e patkonjve te tij ndash qe shihen edhe sot. Dhe kur Skenderbeu vdes populli e zhvarros per te bere me kockat e tij nuska Ska. 113 116 113 2425 127 206.

Perktheu nga origjinali ne frengjisht Nedret Kalakulla

BIBLIOGRAFI

HAHN J. VON. Albanesiche Studien 1-3 Iena 1854 Griechische und albanische Maumlrshen I-II Leipsig 1864. PEDERSEN HOLGER Zur albanesischen Volkskunde Copenhague 1898. LAMBERTZ MAXIMILIAN Albanische Maumlrchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde Vienne 1922. JOLK NORBERT Linguistisch- kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen Berlin-Leipzig. 1923 Visaret e Kombit II Kange kreshnikesh e legjenda Le Treacutesor de la Nation II Chants eacutepiques et leacutegendes B. PALAJ D. KURTI Tirana 1937 shkur. KK . GJECOV SHTJEFEumlN Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne dAlbania perk. P. DODAJ Rome 1941. CABEJ EQREM Albanische Volkskunde te Suumldost-Forschungen XXV 1996 333-87 permban nje liste pothuajse te plote te hyjnive dhe te monstrave. Tregime dhe kenge popullore per Skenderbeun Q. HAXHIHASANI Z.SAKO Tirana 1967 shkur. Sca

PIPA. A. Rusha Munich 1968 poeme epike qe permban elemente mitike. CAMAJ M. Legjenda Rome 1964 poema lirike te bazuara mbi legjenda e mite

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›