E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituta ne jahtin e Ataturkut Turqia revoltohet

Media e popullsia kerkojne te indinjuara Drejtesi e nderim per Mustafa Kemal Ataturkun pas zbulimit se ne jahtin e tij qe e ka trasheguar shteti shfrytezoheshin prostituta. Ne super-jahtin personal te Mustafa Kemal Ataturkut Savarona dhuruar nga shteti ne vitin 1938 policia turke pas gati shtate muaj hetimesh ka zbuluar nje trafik nderkombetar prostitutash mes te cilave edhe disa minorene.

Me skandale seksuale e histori prostitucioni tashme u mesuam te lexojme shpesh ne faqe gazetash. Nga politika vendase ne ate te huaj nga kronika e zeze ne ate roze nga nje kontinent ne tjetrin pak a shume ndodhite jane te ngjashme foto e video te vjedhura kurthe e falsitete banalitete e pendime trafiqe ilegale e para te pista. Ajo cka ky spektakel nuk na kish ofruar deri me sot qe perfshirja e emrit te nje personaliteti historik e me shume se 80 vjet pas vdekjes se tij ne nje rrjet trafiku seksual nderkombetar.

Figura e Mustafa Kemal Ataturkut themeluesit te Turqise moderne e Presidenti i pare i republikes se ketij shteti 1923-1938 ndodhet aktualisht ne faqet e para te te gjithe medias vendase e te huaj. E arsyeja eshte nga me te paimagjinueshmet emrin e tij te cilin turqit e kane nderuar me aeroporte stadiume monumente e muzeume aktualisht e kane perlyer me nje skandal seksual nderkombetar.

Ne super-jahtin personal te Mustafa Kemal Ataturkut Savarona dhuruar nga shteti me vitin 1938 policia turke pas gati shtate muaj hetimesh ka zbuluar nje trafik nderkombetar prostitutash mes te cilave edhe disa minorene. Turqia ndodhet nen gjendje shoku indinjata e popullsise dhe e medias vendase kerkon drejtesi te menjehershme per kete fakt te rende qe ka ndotur emrin e krijuesit te shtetit turk e pa diskutim te politikanit me te rendesishem te te gjitha koherave per ta. Super-jahti Savarona qe pas vdekjes se Ataturkut eshte ne pronesi te shtetit turk konsiderohet sot nje nga me luksozet ne bote e renditet ne vendin e katert ne klasifikimin boteror te imbarkimeve me te medha private. Suitat e tij dikur nderoheshin nga shoqeria e Mustafa Kemal Ataturkut dhe e personaliteteve qe e rrethonin nga politikane te njohur e lidere te epokes gjate ketyre viteve kane mirepritur emra si Princi Ranieri i Monakos Princi Karlo i Anglise Princesha Diana Sulltani i Bruneit Mbreti i Spanjes Claudia Schiffer Nicole Kidman Sharon Stone Hugh Grant Tom Cruise Gerard Depardieu stilistin italian Valentino kurse aktualisht jane njollosur me orgji prostitutash e parash te pista.

Prej vitit 1989 nga Ministria turke e Finances jahti Savarona i eshte dhene ne koncesion per 49 vjet e me shumen 60 milione dollare biznesmenit te njohur vendas Kahraman Sadikoglu. Ky i fundit e shfrytezonte per krociera turistike prane lokaliteteve si Gocek Belek Antalya brigjeve egjease te Turqise e Stambollit si dhe e jepte me qira nen shuma marramendese.

Momentalisht presioni i medias e i popullsise ka detyruar ministrin e Kultures Ertugrul Gunay ti kerkoje ministrit te Finances Mehmet Simsek riintegrimin sa me te shpejte te ketij jahti ne pronesine e qeverise turke.

Ne Turqi skandalet seksuale te politikaneve nuk prodhojne te njejtin efekt si ne Itali - shkruante me 12 maj 2010 e perditshmja franceze Le Figaro duke komentuar doreheqjen e menjehershme te liderit te opozites turke Deniz Baykal perfshire ne nje skandal seksual me nje deputete. Por ngjarja e ndodhur ne anijen Savarona ka kapercyer cdo parashikim efektet e saj jane momentalisht te ndjeshme kudo.

Savarona e Ataturkut dhe skandali seksual

Prej kohesh xhandarmeria turke kishte nen shenjester ekzistencen e rrjetit nderkombetar te trafikut te prostitucionit ne territorin e saj. Shtate muaj hetime dyshime pergjime e spostime nga me te ndryshmet u nevojiten per te zbuluar se vendndodhja kryesore ku operonte ky trafik qe bordi i jahtit Savarona pronesi private e Presidentit te pare te Republikes turke Mustafa Kemal Ataturk. Kete te hene policia turke me nje operacion special nderhyri ne bordin e imbarkimit duke arrestuar 14 persona nder te cilet emra te rendesishem biznesmenesh te huaj dy prej te cileve ruse. Midis tyre keshilltari i pare i Kryeministrit te Kazakistanit dhe tregtari i njohur kazaku Tevfik Arif i cili qe dhe qiramarresi i ketij jahti nen shumen e 50 000 dollareve ne dite. Te gjitha vajzat e kapura ne anije jane te nenshtetesise ruse e ukrainase dhe pothuajse te gjitha minorene 16-17-vjecare. Me 3 000 deri ne 10 000 dollare ishte pagesa e nates per cdo prostitute qe njerez te fuqishem te biznesit boteror perdornin per te kenaqur tekat e tyre seksuale. Nje trafik i vertete prostitucioni me skllave minorene e shfrytezues te pangopur kish shtrire rrenjet ne nivele te larta sociale duke perfituar nga lidhjet e njohjet personale te personazheve te kesaj historie. Agjenci modelesh emrat e te cilave nuk jane bere te njohura qellimisht nga policia turke pasi hetimet vazhdojne jane perfshire ne aktivitete te ketij tipi me pagesa te majme per arken e tyre e per vajzat qe binin dakord te ofronin kete lloj sherbimi edhe pse ne kete pohim interpretimi le shume per te deshiruar pasi te gjitha ishin pothuajse minorene. Nje akuze tjeter ku po hetohet intensivisht e qe komentohet me kuriozitet nga media vendase dhe e huaj eshte trafiku i qarkullimit te parave te pista. Persona te fuqishem te biznesit boteror te perfshire apo permendur ne dosjen hetimore te skandalit seksual mbi jahtin Savarona priten te hetohen dhe per akuzat e qarkullimit te parave te pista.

Akuzat per pergjegjesit e kesaj ngjarjeje jane plotesisht te renda trafik prostitucioni shfrytezim prostitucioni minoren e qarkullim parash te pista.

Biznesmeni Kahraman Sadikoglu qe momentalisht ka ne koncesion kete anije sapo ka mberritur nga Bagdadi e ka deklaruar per mediat vendase se nuk do te jape asnje deklarate per shtyp derisa te studioje e kuptoje me avokatin e tij gjithcka ka ndodhur. Nuk ka asnje arsye qe jahti im te perdoret si rrjet prostitucioni - ka deklaruar ai ne televizionet lokale - kur nje hotel jep dhomat me qira nuk pyet se cfare bejne ne te klientet e tij Por reagimet e gjithanshme kane qene te menjehershme Kush paguan 50 000 dollare ne dite per nje dhome qofte ne hotel o ne jaht Kush paguan 10 000 dollare shoqerine e nje vajze ruse

Historiku i jahtit Savarona

Po pres ne Stamboll mberritjen e anijes ashtu si nje femije qe pret lojen e tij te re - M. K. Ataturk. Me 1 qershor te vitit 1938 Presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk shkruan ne kujtimet e tij Po pres ne Stamboll mberritjen e anijes ashtu si nje femije qe pret lojen e tij te re. Jahti Savarona u ble nga qeveria turke ne vitin 1938 me shumen e 1.7 milione dollareve e cila ia dhuron Mustafa Kemal Ataturkut Per sherbimin e tij ndaj kombit. Ai u projektua nga arkitekti i njohur detar i asaj kohe amerikani William Francis Gibbs e ne vitin 1931 u ndertua nen kerkesen e znj. Emily Roebling Cadwalader me shumen e 4 milione dollareve. Znj. Cadwalader qe mbesa e John Augustus Roebling arkitekti i nje prej veprave me te rendesishme monumentale te shekullit XIX Ures se Bruklinit ne Nju Jork e kjo blerja e saj nuk qe aspak nje surprize. Ky jaht qe nje pasuri e vertete pasi ishte anija me e madhe e me e shpejte e asaj epoke fakt per te cilin ajo i dha dhe emrin Savarona - nje lloj mjellme afrikane. Per shtate vjet radhazi Savarona shetiti ne ujerat e Atlantikut dhe Mesdheut e ne vitin 1938 u ble nga qeveria turke. Ne ambientet e saj Mustafa Kemal Ataturku mirepriti lidere boterore e politikane te njohur si dhe organizoi mjaft mbledhje o takime qeverie e pune. Jahti Savarona me menyren e tij eshte nje pjese e historikut te krijimit te shtetit turk. Me 10 nentor te vitit 1938 Ataturku vdes e ky jaht kalon ne pronesi te shtetit i cili e ktheu ne nje shkolle detare per ushtaraket e marines. Nje zjarr i vitit 1979 e demton rende e mbetet i braktisur per gati dhjete vjet. Me vitin 1989 ne kushte mjaft te keqija mirembajtjeje biznesmeni turk z. Kahraman Sadikoglu e merr me koncesion nga shteti me shumen e 60 milione dollareve e brenda tre vjetesh e restauron duke shpenzuar rreth 25 milione dollare. E gjithe arkitektura e brendshme eshte realizuar nga arkitekti Donald Starkey e permban rreth 260 tone mermer 65 prej te cilave ne hamame. Savarona ka ne ambientet e tij rreth 17 dhoma suite te nominuara me emra si p.sh. Suita e Detit Adriatik Suita e Detit Marmara Mesdhe Egje Suita Delfin Balena Bblu Kali i Detit etj. e me siperfaqe qe variojne nga 41m2 ne 180 m2. Suita e dikurshme private e Mustafa Kemal Ataturkut sot eshte nje muze historik me disa prej objekteve te tij personale e me nje siperfaqe rreth 153 m2. Arti antik e modern nderthuren natyrshem ne arkitekturen e jahtit i cili mbetet me antiku e me historiku ne bote. I gjate rreth 136 metra e me nje siperfaqe te hapur rreth 3600 m2 Savarona eshte i pajisur me aparaturat me moderne ndaj kushteve te ashpra oqeanike madje po qe e nevojshme mund te udhetoje non stop nga Turqia ne Majami. Numri maksimal i pasagjereve qe lejohen te udhetojne mbi te eshte 34 persona gje qe garanton ne tere kete siperfaqe privatesine e rezervimin e nevojshem. VIP-a te nivelit nderkombetar si Princi Ranieri i Monakos Princi Charles i Anglise Princesha Diana Sulltani i Bruneit Mbreti i Spanjes Claudia Schiffer Nicole Kidman Sharon Stone Hugh Grant Tom Cruise Gerard Depardieu stilisti italian Valentino etj. jane argetuar gjate ketyre viteve ne ambientet e tij. Ngjarja e skandalit seksual ne bordin e Jahtit Savarona sipas ministrise turke te Kultures do te coje pa dyshim ne terheqjen e lejes se koncesionit e kthimin e saj ne duart e qeverise turke. Savarona momentalisht do te perdoret si nje muze i lundrueshem ne nderim te Mustafa Kemal Ataturkut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›