Pipero: Kontrolle të rrepta në zonat bregdetare

Më tepër kontrolle në zonat bregdetare për sezonin e verës prej grupeve të inspektimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pëllumb Pipero drejtor i politikave pranë ministries së shëndetësisë u shpreh se do të merren masa që të mos ketë më ujra të ndotura që mund të shkkatojnë infeksion, zhurma apo tregtim i ushqimeve të pakontrolluara.
Sipas Piperos masa më të rrepta do të merren edhe ndaj inspektorëve të cilët nuk do të zbatojnë ligjin.
Sipas drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar pritet që këtë vit të ketë rritje të numrit të turistëve të huaj të cilët do të kalojnë pushimet në Shqipëri.