E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero: Kryeinfermierët, konkurs për të mbajtur vendet e punës

97 kryeinfermerë dhe shef laboratorësh që prej ditës së sotme nuk i mbajnë më gradat drejtuese dhe për të mbajtur vendin e punës do të nënshtrohen një konkursi që mund t`i kthejnë në punë ose jo. Drejtori i politikave në MSH Pëllumb Pipero shpjegon vendimin e marrë duke mos e konsideruar këtë si një largim nga puna por si një detyrim ligjor që kyreinfermeret kanë për tiu nënshtruar testimit.
Ndërkohë drejtori i QSUT Drejtori Saimir Ivziku tha se kjo masë është marrë për të përmirësuar shërbimin e për të mos shkuar në situatën e pak ditëve ku pati edhe arrestimet për shkak të abuzimeve të ilaçeve.
Një ditë më parë, Drejtoria e spitalit "Nënë Tereza" liroi nga detyra 85 kryeinfermierë, 11 laborantë dhe 1 fizioterapist. Por në këtë urdhër të veçantë të liruarve u tha se shefat e shërbimeve, brenda datës 05.10.2011, duhet të dërgojnë në Drejtori propozimet për komandimin në detyrën e kryeinfermierit-kryelaborantit deri në përfundim të proceduarave. Propozimet duhet t`u dorëzohen zv.drejtorëve të Përgjithshëm sipas shërbimeve në varësi. Pas kësaj procedure do të merren vendimet nëse të liruarit do të ripunësohen ose jo.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›