Hana, këngë me Pirro Çakon
Nga Express më 15 janar 2011 në ora 18:55
Hana Cakuli, pas një shkëputjeje të tërësishme nga angazhimet muzikore, tani është përplot energji dhe është duke punuar edhe në një krijim tjetër muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të cilën është duke e punuar Pirro Çako.
“Është kënga të cilën e kam pritur që një kohë të gjatë. Një këngë pop-ritmike, të cilën do ta publikoj sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk po premtoj se do të jetë në këtë muaj. Do të jetë në muajt e parë të këtij viti,'' ka treguar Hana.