E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero për News24: Halim Kosova po shkatërron shëndetësinë, mungon dhe serumi në spitale

TIRANE-Shefi i Repartit Infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero i ftuar në rubrikën “Opinion’ në News 24 nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, ndërsa ka denoncuar mungesën e barnave në spitale.

Në një intervistë me moderatoren Ola Bruko, Pipero u shpreh se, Ministri Halim Kosova nuk i ka sjellë asnjë të mirë sistemit të shëndetësisë përveç fletushkave që ka shpërndarë nëpër spitale qëkur erdhi në detyrë.

Sipas Piperos, ministri ka synuar të merret me fasadën, por jo me problemet e brendshme të spitaleve.

“Erdhi me atë bujën e madhe se do ulë çmimet, 10 apo 15 herë sa ta mendosh ti unë e kam bërë pa një vizion të qartë, pa një projekt të qartë, pa fijen e brendisë por më vjen keq që një doktor të arrijë të merret në spitalin “Nënë Tereza” me vijëzim rrugësh e tabelash, e ka veshur gjithë spitalin me tabela ‘Vepro tani’, “Njofto në këtë numër telefoni’ etj me radhë në vend që të hyjë brenda në spital të hyjë tek lënda e kontrastit, medikamentet, vajti të shembte kirugjinë dhe përfundoi vetëm me lyerje të kirurgjisë dhe pa e përmirësuar fare cilësinë e atij spitali”, tha Pipero.

Shefi i Repartit Infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero deklaron se gjithë kjo situatë ka shkaktuar amulli në QSUT me shefat e shërbimit.
“Një shef shërbimi është shumë herë më i rëndësishme se një ministër Shëndetësie. Në terma afatgjate ka sjellë model të keq. Është dëmtuar imazhi i shefit të shërbimit”.

Por më e rënda sipas Piperos është situata me Spitalin e Durrësit ku mungojnë medikamentet më jetike.
“Gjendja me medikamentet është shumë e keqe dhe shumë e rënduar. Për shembull, Spitali i Durrësit. Halim Kosova e ka lënë këtë spital pa bord, dhe ky spital sot nuk blen dot as medikamente për urgjencë. Të gjitha operacionet në këtë spital janë ndaluar. Kosova nuk ka dhënë vendim as për të shtuar personelin mjekësor në këtë periudhë që ka nevojë për personel në këto muaj të verës”.

Sipas Piperos situata me medikamentet është rënduar në atë pikë sa mungojnë dhe serumet, ndërsa akuzon ministrin Halimi se ka kryer prokurime të gabuara për barnat mjekësore.
“Nuk ka as serume. Jemi të detyruar tiu themi pacientëve t’i blejnë në farmaci këto. Ministri Kosova ka bërë prokurime të drejtpërdrejta me vlera marramendëse në kompani pa ulur çmimin në sistemin shëndetësor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›