Bruksel, sot takimi i radhës Thaçi-Daçiç
08-07-2013 / Gazeta 55
Do diskutohet marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve
Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
Palët pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, e cila është arritur më 19 prill.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.
Këtë javë, Ashton do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.