E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e anetari te bandes se Aldo Bares. Pranga 20 vjecarit

Prokuroria e rrethit te Lushnjes ka zbardhur vrasjen e Gerti Lales i njohur me nofken Iriqi qe njihej dhe si pjesemarres ne banden e Aldo Bares. Pas muajsh te tere hetimesh strukturat e zbatimit te ligjit kane konkretizuar kapjen e 20 vjecarit kjo dhe ne saje te bashkepunimit me prokurorine e Lushnjes ku eshte rindertuar skena e vrasjes se 29 vjecarit mbremjen e 8 korrikut.

Ne baze te hetimeve te kryera ky shtetas ka rezultuar te jete autori i dyshuar i vrasjes se shtetasin Gerti Mihal Lala vjec 29 ndodhur rreth ores 23.30 te dates 08 korrik 2010 prane baneses ku ai jetonte ne qytetin e Lushnjes. Nga puna e bere nga grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e kesaj ngjarje rezulton se motivi i vrasjes se shtetasit Gerti Lala ka lidhje me ngjarje te meparshme kriminale te ndodhura ne Rrethin e Lushnjes disa prej te cilave jane ne hetim nga Prokuroria dhe Policia e ketij rrethi tha Mergim Hoxha drejtor i policise se qarkut Fier.

Nga te dhenat mesohet se ka qene vete e ema e viktimes qe ka mundur te identifikoje autorin i cili dyshohet se eshte derguar nga persona qe kane pasur konflikte me antare te Bandes se Lushnjes. Nje dite me pare vete kreu i kesaj bande Aldo Bare u revoltua ne sallen e gjyqit duke kercenuar deshmitaret mbi pronat e tij ne lagunen e Karavastase nje pjese e te cilave jane konfiskuar nga shteti.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›