E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida e sherrit

Arsyeja pse me shtyu te bej nje shkrim te tille eshte diskutimi i fundit per ndertimin e godines se Parlamentit te Shqiperise dhe me se fundi dhe diskutimi i dates 16.11.2010 ne emisionin Opinion per Piramiden e sherrit.


Me vjen mire qe me se fundi Parlamenti do te mund te prezantohet me nje arkitekture shpresoj bashkekohore se paku nga ana arkitekturore para popullit. Megjithese te paraqitesh me dinjitet perpara popullit tend kerkohet shume me teper respekt per voten e dhene dhe europianizem jo euforik.


Shpeshhere harrohet qe eshte populli ai qe i zgjedh deputetet dhe jo te huajt qofshin ata europiane apo amerikane. Por nuk dua te futem ne politike dhe te bej nje perqasje abstrakte.


Me vjen mire per ata qe me te vertete preokupohen per fatin e Piramides apo te ndonje ndertimi tjeter me shume vlera qe i lene pas dore si hotel Dajti apo i futur ne listen e kurbanit merr forma te ndryshme sipas interesave politike apo perfituese.


E kam ndjere shume afer kete diskutim te zjarrte nepermjet mediave televizive i cili eshte ndezur do te thosha pasi u zbulua edhe nje front tjeter ku politikanet dhe analistet mund te masin forcen dhe oratorine e tyre politike duke instrumentalizuar dhe politizuar tanime arkitekturen.


Me pelqeu nje shprehje e thene ne panelin e te martes per te lene specialistet te diskutojne dhe te analizojne fatin e ketij apo atij objekti zbatueshmerine e ketij apo atij plani rregullues.


Megjithese do te shtroja nje pyetje e cila me brengos sa here qe ndodhem ne Shqiperi dhe udhetoj rrugeve te saj.


Ku ishin ata arkitekte shqiptare keto 20 vjetet e fundit. A nuk mund te benin ata edhe vitet e shkuara te njejten proteste dhe te tregonin te njejten prezence profesionale si edhe tani per te shmangur sadopak ate katrahure urbano-arkitektonike qe shikohet ne disa qytete te Shqiperise perfshi dhe Tiranen.


Presim te huajt te na japin mendime se nese duhet ta prishim apo jo nje objekt se duhet ti japim nje stadiumi formen e hartes se Shqiperise per tu krenuar me pas me pamjet ajrore qe asnje tifoz kuq e zi nuk do te kete mundesine ti shijoje nga lart se duhet qe per hater te popullit pozita dhe opozita duhet te bashkepunojne per te miren e nje populli qe per Europen ndodhet edhe politikisht ne Ballkan.


Iu referohemi te huajve dhe bejme mire por pa dashur mbivleresojme ne shume fusha mendimin e tyre duke e ditur ne nje menyre qe edhe ne do te arrinim ne nje perfundim po aq te pjekur dhe po aq profesional.


Per mendimin tim nuk eshte e nevojshme te presim si ne shume fusha edhe ketu nga arkitekte te huaj pavaresisht se ne i quajme arkitekte te medhenj a thua ata e njohin profesionin dhe vendin tone shume me mire se sa arkitektet shqiptare.


Mundesite qe ata kane pasur dhe sistemet ne te cilat ata kane jetuar dhe jetojne i kane zhvilluar dhe i kane dhene nje kendveshtrim me te gjere dhe me profesional.


Por ne kemi me se 20 vjet qe hyjme e dalim ne Europe qe studiojme e punojme jashte vendit qe mbledhim nje pervoje te admirueshme per ta vene ne kete moment ne sherbim te vendit tone.


Nuk eshte kriteri i vetem te qenit Ish-Piramida e Enverit qe te prishesh nje ndertim qe ne fund te fundit i perket atij aksi aq te rendesishem. Me kujtohet se sa pershtypje na beri ne arkitekteve te rinj atehere standardi i ndertimit te Piramides te Pallatit te Kongreseve etj. Sigurisht qe ne ate moment u be edhe me i dukshem dhe me i prekshem ky standard ne krahasim me ate te ndertesave mjerane te banimit per popullin.


Por ne fund te fundit nga ana arkitekturore ndertuese kualitative ky objekt se bashku me Pallatin e Kongreseve dhe Muzeun e Krujes duke mos harruar ti depolitizoj sollen dhe treguan nje aftesi te madhe projektuese dhe ndertuese per ate kohe.


Nuk ka rendesi se po ndertohet apo jo nje piramide diku ne bote per ti mbushur mendjen dikujt se ai ndertim ka vlera. Ai qe nuk i kupton ato vlera me mire te terhiqet nga keto lloj diskutimesh. Ajo eshte per mendimin tim e padiskutueshme.


Jane njerezit tane ata qe pas 50 vjetesh do te rremojne ne arkivat e shtetit per te gjetur fotografite e tashme te Piramides ne rast se ajo do te prishet. Jam i bindur se edhe sikur kjo ndertese te prishej populli do ta quante ate zone tek Piramida e jo tek Parlamenti.


shte shume e thjeshte ti vesh kazmen dickaje apo te besh marrezi te tjera me e veshtire eshte ta besh ate objekt te pranueshem dhe te kapshem per breza te tere. Mos ndoshta do ta merrte dikush pergjegjesine moralo-politike te perseriste marrezite e vitit 1967 kunder objekteve te kultit shqiptar


Dikush mund te hedhe pyetjen se perse nuk prishet Vila e Enverit tek Blloku apo shtepia muze e Enverit ne Gjirokaster Sepse edhe pse lidhja e tij me keto objekte eshte pashmangshmerisht aty prape se prape dhe ajo perben nje pjese te memories kombetare. Kush nga ne ne femijerine e tij nuk i ka hedhur syte nga ajo rruge nuk po flas me nostalgji te me kuptoni sa here kalonte prane saj per te shkuar ne shkolle.


Po te marrim si shembull arkitekturen e Rajhut te Trete ne Gjermani pa hyre ne detaje te shumta do te gjejme me qindra e mijera objekte kryesisht te te tri rrymave qe nuk jane prishur e i kane rezistuar kohes dhe qe permenden ne shume raste si objekte te rendesishme te kultures gjermane te ndertimit.


Nje shembull sa per ilustrim Stadiumi olimpik i Werner March-it i ndertuar ne 1934-1936 ose Obersalzberg ish-vendbanimi i Hitlerit kompleks ku godinat e mbetura jane kthyer ne nje vend ku organizohen ekspozita te perhershme tema e te cilave lidh historine e atij vendi me diktaturen naziste.


Ne fund te viteve 80 ndertimi i modeleve apo ngrehinave piramidale ishte in.
Filozofia e arkitektures egjiptiane te kultit u perdor dhe vazhdon disi te perdoret nga arkitekte te ndryshem te cilet e vene ne funksion formen dhe strukturen ne perqasje me nje qellim final i cili sigurisht nuk eshte balsamosja e tyre ne hollin e nderteses piramidale.

Ne nje artikull vjeter shume interesant te revistes Spiegel te vitit 1989 tregohen disa shembuj ndertimesh te frymezuara nga piramidat.


Ferrohaus Klinike ne Zyrih nga Arkitekti Justus Dahinden sipas te cilit shtrirja e fasades zvogelon kanosjen urbane hap qiellin para objektit.


Transamerica-Pyramide in San Francisco Piramida e hyrjes ne Louvre James Onan-Villa ne formen e piramides se Keopsit e mbuluar me flete ari ne Chicago. Po ashtu se fundmi kompleksi Al Faisaliah ne Riad te Arabise Saudite Piramida e lirise ne Astana te Kazakistanit nga Sir Norman Forster qe u permend edhe ne panel etj.


Per mendimin tim Piramida jone eshte ndikuar sigurisht nga forma gjeometrike e objekteve te kultit egjiptian dhe une mendoj ketu se forma iu bind ne kete rast funksionit Dr Wilders por ne kundershtim te thenies se tij forma mori nje funksion modelimi edhe te hapesires perreth.


Ajo u pershtat dhe u kombetarizua per te dhene ate planimetri dinamike qe nganjehere te sjell ndermend Shqiponjen Dykrenare qe per ironine e fatit vetem zogjte e shikojne nga siper.


Por nuk jam ketu per te bere kritiken e ketij objekti te themi shume te rendesishem te kohes se socializmit.


Forma ne kete rast ishte dhe mjeti ndihmes per arritjen e funksionit qe per mendimin tim ishte monumentalizmi megalomania diktatorial.


Kjo arkitekture mund te mbijetoje per mendimin tim ne rast se njerezve qe e rrethojne ate iu jepet mundesia te mendojne ndryshe te shikojne ne te Miren Mundesine per te kuptuar sa me mire ate diktature te erret e te ashper.


Keshtu qe nje ndryshim funksional shume domethenes do ti atribuonte automatikisht ketij objekti ne thelb nje funksion diametralisht te kundert me ate te menduar ne vitet e krijimit.


Keshtu ai mund te kthehej pse jo ne nje muze te viktimave te diktatures komuniste ne nje qender studimore te nje kujtese te hidhur por qe nuk duhet harruar e periudhes diktatoriale etj. Mendoj se asnje objekt tjeter nuk do ti pershtatej kaq mire dhimbjes se dhjetera-mijera viktimave dhe te vuajturve te diktatures komuniste.


Te tregojme ketu qe edhe pse jemi vetem prej 20 vjetesh te lire nje kohe kjo teorikisht jashtezakonisht e shkurter per nje demokraci te pjekur perseri jemi europiane ne vendime dhe mentalitet.


Ne jemi krenar per shume monumente e vepra arti te cilat i ruajme do te thosha jo me aq fanatizem sa shume vende te tjera dhe jemi krenare per to. Tregohemi krenare vetem para te huajve apo se i duam ato. Edhe ndertime te tilla si hotel Dajti Stadiumi Pallati i M.Velo-s Ministrite etj. kane vlera te pamohueshme secili ne natyren e vet per arkitekturen shqiptare.


I perfshire pa dashje edhe ne diskutimet per fondet publike per pershtatjen e Piramides ne teater kombetar do te sjell shprehjen as mish as peshk. Por ky dyzim i paqarte sjell nje kosto te madhe per nje vend te vogel si Shqiperia qe nuk e ka luksin te hedhe parate ne forme euforike e te beje ndertime te pastudiuara mire.


Arkitekteve iu duhet degjuar fjala si specialiste e jo te vendose politika per ta. Kendveshtrimi tekniko-estetik i arkitekteve me pervoje con gjithmone ne perfundime te arrirate te studiuara mire dhe profesionale.


Nuk mund ta besoj se ne rast se prishet Piramida ose i ndryshohet destinacioni edhe nje here fondet publike prej disa milione Euro do ti marre era.


Sa kopshte apo shkolla do te ishin rregulluar me ato fonde sa nena me shume femije do te kishin qene prane femijeve te tyre naten duke i shpetuar keshtu disa nga ata nga vdekja po te kishin pasur para te blinin buken e gojes sa pensioniste do ti ishin gezuar nje ndihme ne vitet e fundit te jetes se tyre.


Edhe ne nje vend te pasur si Gjermania behen studime te sakta e te matura para se te fillohet me ndertimin ose rikonstruksionin e nje objekti dhe kur harxhohen para me kot ose pa pergjegjesi atehere vihen njerezit para pergjegjesise per kete keqmenaxhim.


Dhe se fundi nuk mund te rri pa e thene qe ne kesi diskutimesh duhet hequr dore nga instrumentalizimi i arkitektures per qellime politike.


Te keqperdoresh arkitekturen per kundervenie politike eshte po aq joprofesionale sa te mendosh te prishesh elemente arkitekturore qofshin keto edhe te periudhes se socializmit. shte nje rruge qe te sjell verdalle e nuk te jep zgjidhje.


Prandaj jam i bindur se nje angazhim i sinqerte e profesionalist i arkitekteve por edhe i strukturave te parlamentit si perdorues i godines se ardhshme do te coje me siguri ne nje godine te arrire adresa e te ciles shpresoj te mos jete tek Ish-Piramida Nr. 1


Autori eshte Arkitekt jeton ne Gjermani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›