E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca maratone Buxheti 11 miratohet me votat e mazhorances

UPDATE- Pas nje seance maratone projekt-buxheti per vitin 2011 u miratua vetem me votat e mazhorances. Buxheti kaloi ne parim me 74 vota pro nje kunder dhe asnje abstenim.

Pas debatesh qe me shume se per buxhetin ishin replika batuta dhe fyerje mazhoranca kaloi ne votim. Ne te nuk mori pjese opozita e cila e kontestoi ate qe ne fillim dhe u shpreh prere kunder tij.



Kryeministri Berisha e quajti buxhetin e Shqiperise evropiane ndersa kreu i grupit parlamentar i Partise Socialiste Gramoz Ruci tha se ky buxhet eshte me keq se ai i nje viti me pare.

Ky buxhet eshte buxheti i Shqiperise europiane. Kryeminstri Berisha gjate prezantimit te buxhetit 2011 pasi ftoi opoziten ta votonte tha se per tu zhvilluar duhet te kesh para por duhet te kesh edhe vizion. Parate i kemi vizionin e kemi

Menjehere pas fjales se kryeministrit kreu i grupit parlamentar te PS-se Ruci tha se kryeministri hodhi vrer mbi opoziten dhe asgje serioze per ate qe presin shqipatret nga goja e tij.

Ai e quajti buxhetin e prezantuar nga Berisha demagogji me shifra dhe me te keq se ate te nje viti me pare.

Ju premtuat rritje rrogash pensionesh te ardhura per arsimin bujqesine. Me se do ti beni keto kur ne buxhet shifrat jane ose te njejta ose me pak se buxheti i 2010-s- tha Ruci.

Ruci akuzoi kryeministrin per marrje peng te qeverisjes se vendit integrimit parlamentit kryetarin ligjberjen administraten publike te vendit drejtesine e vendit zbatimin e ligjshmerise zgjedhjet e lira fjalen e lire median e lire dhe ne fund kerkon te marresh peng opoziten dhe liderin e tyre.

Te eshte kthyer ne hije emri i Rames mos e perjeto kaq keq shpejt a vone do biesh nga ai kale Rama do vije aty ku je ti por ti mos e perjeto kaq keq- tha Ruci.

Berisha dhe Ruci shkembyen mjaft replika gjate pjese se pare te punimeve te seances.

Punimet e seances po vazhdojne edhe ne keto momente.

Ndarjet e Buxhetit
Ne tabelat e plota te buxhetit te vitit te ardhshem parashikohet rritja e fondit te kompensimit te pronareve dhe demshperblimin e te perndjekurve. Nga ana tjeter eshte ulur shuma e percaktuar per subvencionimin e energjise elektrike.
Pronaret
Zeri i kompensimit te pronareve ne vlere monetare kap shifren e dy miliarde lekeve. Nga keto 600 milione leke jane fonde te transferuara direkt nga buxheti i shtetit ndersa pjesa tjeter jane te ardhura nga burime te ndryshme kryesisht privatizimet dhe te ardhurat e legalizimeve. Ne total shuma e percaktuar per kompensimin ne vlere te pronareve perben rreth 0.1 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Parate shperndahen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Agjencia administron dosjet dhe vijon vleresimin duke filluar nga me te vjetrat.
Fondi i parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem per kompensimin e pronareve eshte me i madh se ai i ketij viti. Per vitin 2010 qeveria kishte parashikuar nje fond per kompensimin e pronareve ne vleren e 1.7 miliarde leke. Nese i referohemi treguesve te pasqyruar ne treguesit makro-ekonomike 2011-2013 fondi per kompensimin e pronareve pritet te rritet edhe me 200 milione leke te tjera pergjate vitit 2012. Pavaresisht kesaj ne menyre te perseritur pronaret kane kundershtuar praktiken e ndjekur per kompensimin e tyre duke e cilesuar ate te deshtuar per faktin se shuma qe duhet kompensuar eshte teper e madhe dhe me ritmet e ndjekura deri me tani ky proces nuk mund te perfundoje per vite te tera.
Te perndjekurit
Ekzekutivi ka menduar te trajtoje ne menyre te barabarte pronaret dhe ish-te perndjekurit duke percaktuar shuma te njejta ne buxhet per kompensimin e te pareve dhe demshperblimin e te dyteve. Ashtu si edhe per pronaret shuma e ndare nga buxheti i shtetit per demshperblimin e te perndjekurve arrin ne dy miliarde leke. Fondi i percaktuar per kete kategori ka njohur ndryshime drastike nga viti ne vit. Ndryshe nga pronaret fondi per demshperblimin financiar te ish-te perndjekurve gjate vitit 2010 ka njohur ulje ne krahasim me vitin 2009. Gjate vitit te shkuar te perndjekurve i eshte percaktuar nje fond rreth 2.2 miliarde leke i cili ne 2010 eshte reduktuar ne 1.4 miliarde. Me buxhetin e ri duket se qeveria ka menduar ta rrise perseri fondin per te perndjekurit duke e cuar ate ne 2 miliarde leke.
Ndarja e parave per secilen kategori behet sipas percaktimeve te bera ne ligj. Institucionet qe kane nen ngarkim trajtimin e tyre sic eshte Ministria e Drejtesise dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave pritet te fillojne procedurat per shperndarjen e parave pas fillimit te vitit te ri buxhetor. Parate kalohen ne nje llogari bankare per te dyja kategorite.

Berisha i pret parate institucionit te Presidentit


Lufta e Ftohte mes mazhorances dhe presidentit eshte reflektuar edhe ne hartimin e buxhetit te shtetit per vitin 2011. Teksa ka rritur fondet per pjesen me te madhe te ministrive qeveria Berisha ka ulur fondet per institucionet e Presidences dhe Avokatit te Popullit. Kete institucion mazhoranca ia ofroi para dy ditesh opozites por ajo e refuzoi. Nese gjate ketij viti institucioni i drejtuar nga ish-nenkryetari i partise ne pushtet ka marre rreth 201 milione leke per 2011-n atij do ti duhet te filloje dieten. Deri ne fund te vitit 2011 Presidenca do te kete ne dispozicion te saj 168 milione leke ose 32 milione leke me pak se shuma qe i ishte parashikuar per vitin 2010. Nga ana tjeter pranvera qe po perjeton prej vitesh kryeparlamentarja Topalli me qeverine eshte reflektuar me nje shtese buxheti prej 500 milione lekesh.
Ne buxhetin e vitit pjesen e luanit do ta marre Ministria e Punes dhe eshtjeve Sociale. Megjithese prioritet i qeverise eshte shpallur ndertimi i rrugeve fondet me te medha ne buxhetin e ri 2011 nuk do ti marre Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve. Jane plot 50.4 miliarde leke qe do te transferohen ne llogari te Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale gjate vitit 2011. Por pjesa me e madhe e ketyre parave me shume se gjysma do te perdoret per subvencionimin e skemes se Sigurimeve Shoqerore e cila nuk mban dot veten. Parashikohet qe kjo skeme te subvencionohet me rreth 29 miliarde leke. Pjesa tjeter e parave rreth 20 miliarde leke do te perdoret per skemen e mbrojtjes sociale. Krahasuar me vitin aktual buxheti i Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale ka pesuar nje rritje me rreth 800 milione leke.
Ministria e Transportit renditet ne vend te dyte per nga fondet e perfituara me rreth 48 miliarde leke. Nga keto rreth 34.8 miliarde leke do te perdoren per ndertimin e rrugeve nacionale ndersa 9.3 miliarde leke per ujesjellesit dhe kanalizimet. Krahasuar me buxhetin 2010 fondi per kete ministri eshte rritur me rreth 6.3 miliarde leke.
Rreth 40 miliarde leke do te transferohen ne llogari te Ministrise se Arsimit ku pjesen me te madhe te parave do ta perfitoje arsimi baze rreth 24 miliarde leke. Arsimi i mesem do te trajtohet me rreth shtate miliarde leke ndersa arsimi i larte me rreth gjashte miliarde leke. Ministria e Arsimit ka perfituar rritje te moderuar me rreth 2.3 miliarde leke per 2011 ne raport me buxhetin e ketij viti.
Ne listen e institucioneve qe kane marre fondet me te medha renditet edhe Ministria e Shendetesise e cila duhet te permbylle te gjithe projektet e saj me rreth 29 miliarde leke. Ky fond ka pesuar nje rritje me rreth kater miliarde leke krahasuar me vitin 2010. Pjesen derrmuese te fondeve e perfiton zeri i Sherbimit te Kujdesit Dytesor me rreth 17.6 miliarde leke ndersa rreth nente miliarde leke jane parashikuar per Sherbimin e Kujdesit Paresor.
Qeveria i ka shkurtuar fondet Ministrise se Brendshme. Per vitin 2010 asaj i ishin parashikuar rreth 17 miliarde leke ndersa per 2011-n ato jane ulur ne 16.2 miliarde leke. Pjesa me e madhe e parave jane shkurtuar nga fondet e emergjencave civile prefekturave dhe Sherbimeve te Gjendjeve Civile. Nga ana tjeter Ministria e Drejtesise ka marre nje fond prej 6.4 miliarde leke rreth 600 milione me shume se nga ai i ketij viti ndersa Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka perfituar nje fond prej 3.2 miliarde leke ose nje miliarde me shume se pergjate ketij viti.


Topallit i shtohen edhe 500 mln leke
TIRAN- Kuvendi eshte institucioni ne te cilin do te diskutohet me se shumti dhe do te miratohet buxheti i vitit 2011 prandaj edhe qeveria eshte treguar teper bujare me te. Duket se shuma prej 800 milione leke e percaktuar gjate vitit 2010 per Kuvendin nuk i kane mjaftuar atij per permbylljen e vitit buxhetor. Nisur nga kjo qeveria i ka shtuar fondit te institucionit te drejtuar nga Jozefina Topalli rreth 500 milione leke te tjera duke e cuar shumen totale te parashikuar ne buxhetin e vitit 2011 ne rreth 1.3 miliarde leke.

Kryeministri ben paqe me institucionet e pavarura
Ekzekutivi ka miratuar shtese fondesh edhe per veten e tij. Kryeministria do te perfitoje rreth 17 milione leke me shume gjate vitit ne vijim krahasuar me 2010-n. Institucion qe ka marre rritje fondesh eshte edhe Prokuroria e Pergjithshme. Ne buxhetin 2010 ketij institucioni i ishin parashikuar rreth 1.2 miliarde leke ndersa gjate ketij viti ato jane shtuar me rreth 500 milione duke arritur ne 1.7 miliarde. Rritje teper te moderuar fondesh jane parashikuar edhe per Gjykaten Kushtetuse me nje ndryshim rreth nje milion leke krahasuar me vitin aktual. Ashtu si edhe Presidenca edhe Ministria e Brendshme Avokati i Popullit eshte nje tjeter institucion qe ka pesuar shkurtim fondesh. Gjate vitit te ardhshem ketij institucioni do ti duhet te ushtroje aktivitet me nje milion leke me pak. Nga 85 milione leke qe kishte ne 2010 Avokati i Populli do te marre ne 2011 rreth 84 milione leke.



Ulet kompensimi i energjise
Kur pritet serish rritje e cmimit te energjise elektrike qeveria ul fondin per kompensimin e saj per familjet ne nevoje. Te dhenat e pasqyruara ne tabelat e buxhetit te vitit 2011 raportojne per nje fond prej 500 milione leke qe do te perdoret per kete qellim nderkohe qe gjate ketij viti shuma e perdorur ka qene rreth 150 milione leke me shume. Fondi i kompensimit te energjise elektrike iu shperndahet kategorive te ndryshme te shoqerise kryesisht pensionisteve dhe familjeve te tjera ne nevoje por reduktimi i tij pergjate vitit 2011 ne nje kohe kur eshte aplikuar per rritjen e cmimit te energjise do te shkaktoje jo pak probleme per ata qe jane trajtuar deri me tani.



Buxheti i ri nis 47 mld leke minus

Qeveria synon te permbylle vitin e ardhshem me rreth 362 miliarde leke te ardhura dhe 409 miliarde leke shpenzime duke ruajtur njekohesisht nje deficit prej 3.5 per qind. Treguesit paraqiten disi me optimiste krahasuar me parashikimet e bera ne kuadrin makro-ekonomik 2011-2013 rreth gjashte muaj me pare ku te ardhurat ishin parashikuar rreth tre miliarde me pak ndersa shpenzimet plot 10 miliarde me pak. Ekzekutivi parashikon nje deficit buxhetor prej 46.8 miliarde leke te cilin me se shumti pritet ta financoje me hua nga tregu vendas. Ne lidhje me kete ekzekutivi i ka vendosur kufi vetes duke mos lejuar rritjen e deficitit me shume se parashikimet. Ne rast te mos realizimit te te ardhurave pritet qe qeveria te shkurtoje shpenzimet. Rishikimi i buxhetit ne mes te vitit eshte periudha ne te cilen behen rregullime te tilla.
Nga totali i te ardhurave prej 362 miliarde leke rreth 256 miliarde pritet te mblidhen nga tatimet dhe doganat ndersa pjesa tjeter prej burimeve te tjera sic eshte pushteti lokal fondet speciale etj.
Per tu theksuar eshte fakti se edhe pergjate vitit 2011 qeveria do te vijoje te subvencionoje me fonde te konsiderueshme skemen e Sigurimeve Shoqerore. Me nje buxhet total prej 79 miliarde leke kjo skeme do te subvencionohet me rreth 29 miliarde leke nga parate e buxhetit te shtetit. E njejta gje ka ndodhur edhe gjate viteve te shkuara ku per kete vit skema e Sigurimeve Shoqerore ka marre rreth 27 miliarde leke financime direkte nga buxheti i shtetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›