Edhe dollari forcohet ndaj lekut

Ne dy javet e fundit shikohet nje tendence shqetesuese e rritjes se cmimit te dollarit ne raport me lekun me te pakten 6.5 per qind ose rreth 7 pike me shume.
Referuar kursit zyrtar te ndjekur nga Banka e Shqiperise diten e djeshme dollari u kembye me mbi 104 leke nga 97 leke qe ishte rreth dy jave me pare.
Kurse euro ka pesuar nje ulje te bute duke u kuotuar me 138.61 leke nga 139.41 leke qe ishte ne fillim te javes se kaluar.
Megjithate sipas Bankes se Shqiperise ecuria e kursit te kembimit parashikohet te jete me e qendrueshme e mbeshtetur nga raporte me te balancuara te kerkeses e te ofertes per valute.
Sipas saj qendrueshmeria ne rritje e kursit te kembimit ka ndikuar ne ngadalesimin e inflacionit te importuar.
Reduktimi i normes totale te inflacionit ne kete muaj i dedikohet ne nje mase te madhe shuarjes se efekteve te rritjes se disa prej cmimeve te administruara nje vit me pare tha dy dite me pare guvernatori Ardian Fullani duke shtuar se nuk ka asnje spekulim ndaj tregut te valutave.