Piramida kapet droge ne Konispol

Dy persona janë vënë në kërkim si transportues droge, ndërsa është sekuestruar sasia prej 78 kg kanabis sativa ne Konispol, si rezultat i një operacioni të policisë së Sarandës, koduar “Piramida”.
Dy persona të cilët sapo kanë diktuar punonjësit e policisë kanë mundur të largohen për në brendësi të territorit Grek, të ndihmuar edhe nga terreni i vështirë dhe errësira.
Nga policia e Sarandës, po vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim te akuzuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike“ i kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë. Për më tepër, kjo linje është mjaft e preferuar nga transportuesit e drogës, pasi në shumë operacione te policisë, autorët kanë mundur të largohen për shkak te terrenit te thyer.