Investimet ne vend Kryeministri takon drejtuesit me te larte te OPEK-ut
Fondi i OPEK, i cili ka financuar ndër vite një sërë projektesh në fusha të ndryshme në Shqipëri do të vijojë të jetë i pranishëm edhe në të ardhmen për të investuar kryesisht në infrastrukturën rurale, bujqësi apo në fushën dixhitale. Kjo garanci iu dha Kryeministrit, Sali Berisha nga Sekretari e Përgjithshëm të OFID-it, Herbish përfaqësues i Fondit të OPEK-ut për zhvillimin ndërkombëtar, gjatë takimit të zhvilluar sot. Pas këtij takimi kryeministri Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i OFID-it z Sulejman Herbish dhanë një prononcim për mediat ku zbardhën detajet e bisedës së zhvilluar mes tyre:
“Përfunduam takimin dhe bisedën shumë miqësore e të frytshme, me Drejtorin ekzekutiv të OFID-it Sulejman Herbish, një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, një partner i shkëlqyer i vendit tonë, që gjatë këtyre viteve ka financuar me donacionet e tij me dhjetëra projekte në rrugë rurale ujësjellësa, kanalizime, spitale moderne, autostrada dhe fusha të tjera, prej mbi 100 milion dollarësh. Zoti Harbish vjen në Shqipëri pas vizitës së mëparshme të tij dhe diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin për vitet e ardhshme, për përparësitë e këtij bashkëpunimi. Kemi rënë dakord të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e infrastrukturës rurale, në fushën e bujqësisë, në transport, në sistemin shëndetësor dhe në fushën e Shqipërisë dixhitale”, deklaroi Berisha.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i OPEK, Herbis shprehu vlerësimet e këtij fondi për bashkëpunimin me Shqipërinë. Njëkohësisht, Herbis garantoi se OPEK do të plotësojë kërkesat e Shqipërisë për investime në fusha të ndryshme.
“Unë e admiroj popullin shqiptar për vendosmërinë dhe palëkundshmërinë. Ju ju sjell komplimentet më të mira nga ana ime dhe e kolegëve të mi në Vjenë, të cilët janë shumë krenarë për bashkëpunimin me Shqipërinë. Dëgjova me shumë vëmendje mençurinë dhe prezantimin e kryeministrit. I konfirmova kryeministrit se jemi krenarë për bashkëpunimin në të ardhmen me këtë vend. Eshtë shumë e qartë se ne kemi axhendë të përbashkët për të ardhmen. Zhvillimi rural dhe projektet e tjera janë në zemër të biznesit tonë dhe unë do të bëj çmos që të plotësohen kërkesat për projekte e të ardhmes në Shqipëri”, u shpreh Herbish.