E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida në ekspozitë

Ekspozita që hapet sonte, ora 19.00 në mjediset e Tirana Ekspres (Blloku i Magazinave të Trenit) paraqet rezultatet e projektit që një grup artistësh vendas e të huaj kanë kryer në disa pika të Tiranës. Iniciativa vjen nga Interfaculty ArtScience e Akademisë Mbretërore të Arteve në Hagë.

Punët e të rinjve nga Holanda, Shqipëria, Sllovakia, Rusia, Hungaria, Austria dhe ShBA, janë shprehje e marrëdhënieve të artit me politikën dhe hapësirat publike në kryeqytetin shqiptar. Ato kanë qëllim të japin një reflektim të pavarur nisur nga roli i artistit në këtë mjedis kompleks. Piramida është kuruar nga Gosse de Kort dhe Vincent Ë.J. van Gerven Oei. Marrin pjesë:

Ana Daci, Áron Birtalan, Diomen Bariçi, Eric Peter, Fatlum Doçi, Frederic Janssen, Moritz Geremus, Nika Volkova, Pim van der Heiden, Ronald Schelfhout, Silvia Jánoková, John Fanning. / E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›