Anglishtja e fshehte e Burrelit

Historia e nje ushtaraku qe ne vitet 50 hartoi ne Burgun e Burrelit fjalorin anglisht-shqip dhe nje metode per mesimin e anglishtes. Idris Rukes ju deshen 12 vjet per ti pergatitur veprat qe u botuan postum. Doreshkrimet i dhurohen Muzeut Historik Kombetar
Nje traste leshi e arnuar keq e me keq e cila ne vitet 50 mbante te fshehur ne burgun e Burrelit nje fjalor anglisht-shqip dhe nje metode te thjeshtuar per mesimin e gjuheangleze kane ardhur keto kohe ne Muzeun Historik Kombetar per kendin e objekteve personale te pavijonit qe pritet te ngrihet per periudhen 1945-1991.
Autori i tyre eshte Idris Ruka i denuar me 20 vjet ne Burgun e Burrelit per Paramendim Tentim Arratisje me karriere te gjate si ushtarak i larte ne kohen e mbretit Zog.
Objektet kane ardhur ne Muze nga dhendri i Idrisit Arshi Mene ish-mesues matematike tani pensionist qe me te degjuar hapjen e pavijonit erdhi te rrefente per doreshkrimet e fjalorit dhe metodes qe i ruante ne shtepine e tij.
Me aq sa ka degjuar nga i vjehrri ne muajin e fundit te jetes Arshiu sot 80-vjecar ndertoi nje histori se si eshte shkruar fjalori ruajtur ne kohen e burgut dhe se si e ka ruajtur ai bashke me te shoqen Burbuqe Ruka e bija e Idrisit qe keto kohe ndodhet ne Amerike.
Vec kujtimeve te Arshiut ne parathenien e fjalorit doreshkrim me 55.000 fjale shkepusim shenime te vete autorit ku tregohen veshtiresite e kesaj pune. Idris Ruka shkruan Po behet gati gjysme shekulli qe nga botimi i te parit fjalor anglisht-shqip nga varianti i vjeter i Denis Y. Kamburi ne qytetin James Town New York te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Si ai fjalor ashtu edhe ata qe u botuan me vone prej z. Koste ekrezi dhe z. Nelo Duzo kane qene fjalore ne format xhepi te perpiluar me qellim per te plotesuar nevojat me te ngutshme te shqiptareve te merguar ne Amerike dhe ne vende te tjera anglisht folese.
Po kushdo qe eshte marre sadopak me te tille pune mund ta marre me mend sa veshtire eshte qe te behet nje pune e sakte me perkthimin e fjaleve nga nje gjuhe ne tjetren pa shpjegime dhe shembuj te mjaftueshem sic behet zakonisht me fjaloret e vegjel. Madje ne te tilla raste ka shume te ngjare qe studiuesit te udhehiqen ne kuptime te gabuara.
Idrisi njeri i shkolluar ne Perendim njihte 6 gjuhe te huaja ben edhe krahasime Kur nuk ke fjalen korrespondente ne gjuhen qe perkthen me perpikeri je i detyruar te shkosh me shpjegime me te gjata dhe shembuj ndryshe nuk ke se si ta besh studiuesin te hyje ne natyren e vertete te fjales.
Merrni per shembull fjalet earn gain dhe win. Per te tria keto fjale ne kemi vetem fjalen fitoj. Ne nje gjuhe tjeter me te zhvilluar dhe me nje pasuri fjalesh me te madhe puna do te ishte me e lehte. Ne italisht fjala vjen gain eshte guadagnare win mund te zevendesohet me vincere.
Po earn Edhe kjo fjale ka kuptimin e te fituarit por eshte nje fitim i merituar nje shperblim i fituar me djerse. Keshtu ka shkruar Idrisi ne parathenien e doreshkrimit English-Albanian Dictionary vellimi i pare ku permbahen perkthimet e fjaleve nga A-ja deri ne N. Vellimi i dyte permban fjalet nga O-Z. Te dy vellimet me 3286 faqe gjithsej jane te botuara ne vellimin e plote botimi te vitit 2007 fjalor anglisht-shqip Botimet Ilar.
Sa qe gjalle autori nuk e pa botuar fjalorin as metoden e thjeshtuar per mesimin e gjuhes angleze e cila ka vetem nje vit qe eshte hedhur ne treg. Metoda jep shpjegime per ceshtjet gramatikore ka ushtrime praktike shembuj per mesimin e anglishtes dhe testime per te treguar permiresimet e mundshme.
Po si eshte punuar 12 vjet per hartimin e ketyre dy veprave
Punoja ne kohen kur nuk kishte njerez aty prane qe te mos diktohesha. I mbaja doreshkrimet poshte jastekut pastaj i merrte Gjergj Simoni dhe i fshihte ve ne gojen e tij Arshiu rrefimet e te vjehrrit dhe shton se ai punonte mbasdreke ne erresire ne kohen kur nuk kishte kontroll verdalle me friken se mos dikush ia digjte. Gjergj Simoni i denuar dhe ai ne Burrel e ndihmoi deri ne fund qe ti ruante.
Prane Arshiut qe tregon ne nje kend aty prane ndodhet nje dosje me dokumente jeteshkrime fotografi deshmi te denimeve te Idrisit letra te se shoqes Afize Ruka e cila ia dergonte deges se Puneve te Brendshme ne Fier vendi ku u internua familja pas burgimit te Idrisit. Po edhe nje sere dokumentesh qe vertetojne kontributin qe Idris Ruka ka dhene per hartimin e fjalorit te pare te madh anglisht-shqip ne Akademine e Shkencave.
Kur kalon neper duar dosjen sheh se vetem femijeria dhe vitet e para te shkolles kane qene te qeta per Idris Ruken. I lindur me 1893 ne Smokthine te Vlores mesimet e para i mori ne Stamboll kurse shkollen e mesme e kreu ne pedagogjiken Ruzhdie ne Vlore me tej ne Janine. Me 1919 filloi karrieren ushtarake si n/toger ne Vlore. Me 1920 mori pjese ne Luften e Vlores gjate te ciles ka qene Komandant i Batalionit te Mitraliereve.
Me tej ka komanduar forcat e Gjindarmerise ne Mbrojtje te Kongresit te Lushnjes dhe ka shoqeruar Qeverine e Re per te levizur nga Lushnja ne Tirane. Ne kete kohe ka pasur nje sere detyrash si adjutant toger komandant ne rrethe te ndryshme te Shqiperise. Ne vitet 1928-1931 kreu studimet e Larta ne Firence prane Akademise Ushtarake per Karabinierine.
Me 1933 shkruan librin e pare ne lende shkencore me titull Policia Shkencore per ti ardhur ne ndihme organeve te gjyqesorit duke iu pershtatur kodeve te Mbreterise. Duke qene me disa detyra ne Durres ai pati dijeni per levizjen e Fierit dhe mori pjese ne te. Per kete arsye u denua me vdekje prej Gjyqit te Posacem per Faje Politike me 1935 nje vendim qe pak muaj me vone kthehet ne burgim te Perjetshem. Me 28 nentor lirohet fare.
Me vendosjen e regjimit komunist Ruken e priti nje tjeter histori e gjate denimesh dhe persekutimesh ate dhe familjen e tij. Me 1947 denohet me 5 vite burg dhe i sekuestrohet pasuria pa ndonje akuze te qarte.
Me 1950 denohet serish me 20 vjet burg nga te cilat beri 14.
Edhe kur lirohet ne vitin 1965 jetoi i izoluar ne lagjen Kastriot te Fierit. Arshiu kujton Ne shtepine e tyre nuk hynte kurrkush sepse ishte e ndaluar. U trajtuan si armiq te popullit. Edhe une rralle flisja ne telefon por nuk shkoja atje sepse nuk lejohej. Ime shoqe shkonte dhe nepermjet komshinjve ndihmonte familjen e saj. Ata jetonin ne nje shtepi te vogel fare fare qe me perpara kishte qene stalle.
Vetem muajin e fundit te jetes Idris Ruka shkoi ne familjen e Arshiut dhe Burbuqes sepse semundja e melcise kishte degraduar dhe kishte nevoje per mjekim. Vdiq ne vitin 1981 ne moshen 88-vjecare.
Nga familja Ruka sot jeton Burbuqja 74 vjece dhe i vellai i saj. E bija eshte kujdesur ne gjithe kete kohe per doreshkrimet e te atit ate pak pasuri qe i shpetoi konfiskimit. Por tashme ajo dhe i shoqi jane te moshuar dhe menduan qe vendi me i sigurt per doreshkrimet do te ishte Muzeu Kombetar. Aty jetojne perjete dhe njerezit njohin te verteten e nje njeriu qe ka jetuar dhe ka sakrifikuar ne ate kohe.