E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHN U shkaterrua puna kerkimore e kater dekadave

Fakulteti i Shkencave te Natyres eshte i vetmi institucion per te cilin Kopshti Botanik ka nje rol jetik te rendesishem. Ndersa per pjesen me te madhe te kryeqytetasve Kopshti Botanik eshte kthyer ne sinonim te dasmave aty kryhen fotografite e cifteve te sapomartuar per drejtuesit e fakultetit te Shkencave dhe studente aty eshte puna dhe investimi i 40 viteve.


Dhe kjo eshte arsyeja se perse ky fakultet kundershton projektin e fundit te Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve per prishjen e nje pjese te Kopshtit Botanik. Qellimi per te cilin kryhet eshte lehtesimin i trafikut te kryeqytetit por kostoja e realizimit eshte puna e kryer ne kater dekada nga pedagoge e studente te Fakultetit te Shkencave te Natyres.


Projekti Fakt i kryer


Me heret drejtues te Fakultetit te Shkencave te Natyres ishin vene ne dijeni per projektin e Unazes se Madhe i cili sipas keshillave te BERZH duhej vetem te prekte pjesen rrethuese te Kopshtit Botanik.


Kaq do te ishe dhe demi ne total qe kjo qender kerkimore e shkencore do te pesonte nga projekti Unazes se Madhe. Por pak kohe me pare ne kancelarine e ketij fakulteti ka mberritur nje tjeter projekt per Unazen i hartuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit. Sipas ketij projekti te dyte Kopshtit Botanik tashme nuk do ti pushtoheshin vetem rrethinat por nje hapesire prej rreth 2 hektaresh.


Kancelaria e FSHN-se thote se eshte vene ne dijeni nga Ministria e Transporteve per ndryshimin e planit per kalimin e Unazes ne Kopshtin Botanik. Kancelari i FSHN-se z. Petrit Novruzi pohon se ne zyren e tij ka mberritur nje dokument nga kjo ministri ku fakulteti vihet ne dijeni per vendimin marre.


Ku ne asnje moment te marrjes se ketij vendimi per ndryshimin e projektit nuk eshte marre opinioni i Fakultetit ose Rektoratit te Universitetit te Tiranes. FSHN ne kete menyre eshte vene perpara nje fakti te kryer ne nje kohe kur nuk ka mundur te beje asgje. Vetem ka nisur nje proces te gjate burokratik per te arritur askund.


Ministria e Transporteve nga ana tjeter ka ofruar ndihmen per ngritjen e nje grupi pune qe do te beje te mundur zhvendosjen e bimeve nga vendndodhja e tyre duke vulosur ne kete menyre nje here e mire vendimin e marre. Na eshte premtuar ndihma per zhvendosjen e bimeve brenda hapesire qe do te ngelet nga Kopshti Botanik - pohon kancelari Novruzi.


Laborator ne natyre


Funksioni i pare dhe me i rendesishmi qe kryen Kopshti Botanik eshte funksioni shkencor. Mbikeqyresit dhe Departamenti i Biologjise prane fakultetit te Shkencave te Natyres ka per detyre paresore grumbullimin e flores bimeve nga gjithe vendi vendosjen e saj ne kopsht dhe studimin e biologjise se ketyre bimeve. Funksioni i dyte i ketij laboratori ne natyre eshte mesimor.


Studente te deges se Biologjise e perdorin kete kopsht si nje laborator ku ne menyre te vazhdueshme marrin te dhena per programet mesimore qe zhvillojne ne fakultet. Kopshti Botanik aktualisht nuk eshte ne gjendje te mbeshtese 100 studimet e fakultetit te Shkencave te Natyres kjo per shkak te degradimit te tij thuajse total. Situate kjo qe ka ardhur si rrjedhoje e mungeses se fondeve per mirembajtjen e tij.


Kopshti Botanik i Tiranes eshte themeluar ne vitin 1971 dhe ze nje siperfaqe prej rreth 15 ha. Ne te rriten rreth 1.400 lloje dhe nenlloje bimore kryesisht te vendit tone. Ai se bashku me Herbarin Kombetar dhe Muzeun e Shkencave te Natyres jane pjese e te vetmit Institut Studimor te Flores dhe Faunes ne Shqiperi.


Komuna e Farkes Do te marrim vetem 2 hektare nga Kopshti

Nese Kopshti Botanik do te ishte ne territorin e administruar nga Bashkia e Tiranes ky do te ishte incidenti i dyte mes pushtetit vendor dhe atij qendror per unazen e madhe. Por Kopshti Botanik eshte nen administrimin e komunes se Farkes e cila eshte njohur me projektin e ndryshuar per unazen e re ne te njejten menyre si FSHN.


Kryetari i Komunes se Farkes Fatbardh Plaku i cili ka ne administrim segmentin e unazes se madhe thote se projekti ruan te njejten gjurme te projektit te Bashkise se Tiranes perpiluar ne bashkepunim me BERZH por me nje ndryshim fare te vogel. Ndryshim ky qe sipas tij do te lehtesoje trafikun.


Ndryshimi i vetem qe une konstatoj eshte shmangia e mbikalimit. Ne projektin e pare parashikohej nje mbikalim qe perkonte ne aksin e Komunes se Parisit i cili nga drejtoria e rrugeve eshte gjykuar te zhvendoset ne aksin e rruges perkrahe kompleksit te stadiumit Dinamo. Ze nje siperfaqe rreth 15 per qind prej 20 mije metrosh ose 2 hektaresh. Edhe unaza e miratuar nga bashkia me sa jam ne dijeni te njejten gjurme ruan.


Pjesa e ndryshimit mund te jete nje siperfaqe shume me e vogel 1 mije apo 2 mije metra mbi ate qe mund te ishte miratuar - eshte shprehur Fatbardh Plaku kryetar i Komunes se Farkes.


Per kete ceshtje ka reaguar edhe ish-nenkryetari i Bashkise se Tiranes Eduard Shalsi. Ai ka shpjeguar se kredia me te cilen do te zbatohej projekti i pare u ofrua nga BERZH me kushtin qe te zbatoheshin disa kritere ku primare ishte moscenimi i Kopshtit Botanik konsultimi me grupet e interesit duke evituar ndertimin e nje autostrade por te nje rruge urbane te mirekompletuar.


Projekti i Bashkise se Tiranes i miratuar ne bashkepunim me BERZH-in ishte fryt i konsultimeve te panumerta me te gjitha palet e interesuara. U kerkua edhe nga banka qe te kryhej nje studim i plote mjedisor ekonomik dhe social.


Atje kemi tre elemente shume te rendesishme te mjedisit kemi Liqenin kopshtin Zoologjik dhe kopshtin Botanik duke pasur parasysh se ndikimi ne kete ekosistem te ishte zero.


Tashme zevendesohet me nje projekt qe nuk e dime as kush e ka bere as kur eshte bere. Kemi te bejme me nje nderhyrje te befte per interesa elektoralo-korruptive - deklaroi Shalsi.


Shoqeria civile Kopshti Botanik vlere qe duhet mbrojtur

Organizatat e shoqerise civile kane regjur ndaj prishjes se Kopshtit Botanik ne Tirane nepermjet nje leter publike drejtuar kryeministrit Sali Berisha. Behet fjale per 33 organizata te shoqerise te cilat firmosen nje lere te hapur per te ndaluar shkaterrimin e Kopshtit Botanik ne Tirane.


Patem reagimin e menjehershem te shume organizatave nga e gjithe Shqiperia dhe ende tani pasi letra eshte derguar shume te tjera japin mbeshtetjen e tyre - shpreh Ermelinda Mahmutaj nga Qendra EDEN nje nga organizatat mbeshtetese te letres drejtuar Kryeministrit.


Ne kete leter organizatat theksojne rendesine e Kopshtit Botanik si dhe kerkojne zbatimin e proceseve transparente ne ndertimin e projektit te Unazes se Madhe te Tiranes.


Gjate planifikimit te projektit sipas legjislacionit Shqiptar ne fuqi duhet te perfshihen ne vendimmarrje palet e interesuara e sidomos vete Kopshti Botanik e Universiteti i Tiranes qe preken drejt per drejt nga ky investim.


Nese autoriteti i nje vendi varet nga vlerat qe i trashegon nga njeri brez ne tjetrin atehere Kopshti Botanik eshte nje vlere e tille qe jo vetem duhet mbrojtur por duhet permiresuar akoma me shume - thote Petrit Hoda pergjegjes i Kopshtit Botanik gjithashtu firmoses i letres.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›