E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida shoqatat rinore Presidenti ta kthente ligjin

Refuzimi i Presidentit të Republikës për dekretuar apo për të kthyer edhe njëherë në Parlament ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar ka shkaktuar të pakënaqur.

Në këtë mënyrë presidenti i Republikës ka refuzuar t'i japë ligjit pëlqimin e tij, por duke mos e kthyer në parlament për rishqyrtim, ligji hyn në fuqi pavarësisht heshtjes presidenciale.

Sot paradite përfaqësues të disa shoqatave rinore zhvilluan një konferencë shtypi përpara Presidencës.Ata u shprehën të zhgënjyer që Presidenti Bamir Topi, i "fundit i mohikanëve" sic e quajtën ata presidentin aktual përpara zgjedhjes së presidentit të ardhshëm me 71 vota, nuk e ktheu ligjin në Parlament në formë të pastër refuzimi. Këto shoqata rinore i shtohen numrit të madh të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës që me një peticion të mëparshëm për një referendum lokal, tubim festiv, botimin e një libri apo edhe intervista të shumta, kanë kërkuar që kompleksi i ri parlamentar të mos ngrihet në vendin ku ndodhet sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori".

Të rinjtë thanë se do të fillojnë mbledhjen e 50 mijë firmave për mbajtjen e një referendumi për shfuqizimin e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ashtu sic parashikohet në nenin 150 të Kushtetutës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›