E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ hap sot kutitë e Finiqit

Ankesave në dyert e KQZ-së për zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën të dielën, i shtohet dhe një tjetër për Kolshin. Kjo e çon në 3 numrin e komunave, rezultati i të cilave nuk është përfundimtar.

Sot KQZ pritet të hapë kutitë e Finiqit, ku fitorja u mundësua vetëm me një votë diferencë mes kandidatëve, si dhe të shqyrtojë ankesat për Shalën dhe Shllakun. Partia greke Mega ka ankimuar në këtë komunë të Delvinës rezultatin ku kandidati i saj Ziso Lluçi humbi vetëm me një votë kundrejt Sokrat Spiros të PBDNJ-së.

Çështja do të shqyrtohet në KQZ e më pas dhe në kolegj zgjedhor, madje mund të shkojë deri në rinumërim. Zgjedhjet në të dyja komunat do të zhvillohen në të njëjtën ditë, e cila nuk dihet kur do të përcaktohet dhe, si rrjedhojë, kur KQZ do të certifikojë vendoret e 2011-s.

Në një mbledhje ku nuk munguan replikat me përfaqësuesin e PS-së, Arben Ristani njoftoi shkarkimin e komisionerëve të KZAZ-ve të këtyre komunave, të cilët do të çohen për ndjekje penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›