“Pirdop 2023”, Luiza Gega “e artë” për Shqipërinë

Vetëm pak minuta më parë në Pirdop të Bullgarisë, Luiza Gega ka marrë një tjetër sodisfaksion duke pasuruar me një tjetër medalje të artë palmaresin e saj.
Atletja e njohur shqiptare ka arritur që të fitojë vendin e parë në disiplinën krosit. Ajo ka prerë e para finishin në garën e distancës të 8000 metrave.
Gega i jep medaljen e parë të artë Shqipërisë në Kampionatin e Krosit Ballkanit duke lënë pas saj atleten bullgare dhe turke. Për Gegën bëhet fjalë për një sukses të veçantë pasi kurrë më parë nuk kishte qenë pjesë e një garë të tillë.