E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires: Domenek te ike, eshte gati Venger

Francezi i Vilarealit beson se trajneri aktual i topcinjve mund te zevendesoje Domenkun e deshtuar. Rajmoind Domenek eshte aktualisht trajneri i Frances, por pas deshtimit ne "Euro 2008' dhe rezultateve zhgenjyese ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika 2010 ai eshte vene ne presion. Te shtunen, francezet nga fitorja 2-0, ne fund te ndeshjes moren vetem nje pike me Rumanine, pasi kjo e fundit shenoi dy gola.

Mesfushori i Vilarrealit, Pires, i cili nuk ka luajtur me Francen qe nga viti 2004, nje ish-lojtar i Vengerit per 6 vjet te, 34-vjec, shprehet: "Arsen Venger eshte i sjellshem dhe me kualitet, gje qe mund te kete efekt pozitiv ne kombetare. Ai vepron me shume klas. Sigurisht, tani eshte trajneri i Arsenalit, por askush nuk e di se c' mund te ndodhe, nese Federata e Frances do t'i afroje kushte me te mira financiare," - theksoi Pires. "Te gjithe e dine se ai ka shprehur nje here deshiren per te lene Londren." "Aktualisht une jam shume i shqetesuar per te ardhmen e kombetares se Frances. Nuk dua qe Domenek te qendroj me tej ne krye te ekipit kombetar," - theksoi Pires. - "Lojtaret e rinj te Frances shume shpejt nuk do te kene respekt per lojtaret e rritur sepse me kete trajner po deshton Franca," - shprehet lojtari i Vilareal. Sulmuesi i Barcelones Henri tha: "Jemi ne nje pike ku duhen sqaruar gjerat. Nese trajneri do te konfirmohet, le te konfirmohet. Nese gjerat do te jene te qarta, do te jete edhe puna me e lehte."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›