Stafi shqiptar harron Hungarine, studion Portugaline
Stafi i trajnereve te Shqiperise, pas humbjes se pesuar me Hungarine, ka heshtur dhe nuk ka shpjeguar menyren e lojes sone. Dje paradite, ne hollin e hotelit te Budapestit, ku prej nje jave eshte sistemuar ekipi yne kombetar, drejtues te kombetares kane ndjekur ne nje "DVD", ndeshjen tjeter te grupit tone, Suedi- Portugali. Ishte porositur me pare nga trajneri holandez qe ndeshja te regjistrohej me qellim qe te studiohej loja e kundershtarit. Trajneri Ari Han bashke me stafin e tij kane ndjekur nga ekrani lojen e Portugalise, perballe Suedise. Paraditen e djeshme ekipi yne kombetar eshte perpjekur te largoje merzine e krijuar, nga humbja dhe loja e dobet, perballe me Hungarine.