E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko: Humbja, pergjegjesi e trajnerit

A. Muraci

E mesuar te mundet sa here del jashte kufijve per ndeshje nderkombetare, qofte edhe kur ne fushe luan me kundershtaret te se njejtit nivel apo te nje niveli me te ulet, perfaqesuesja e Shqiperise nuk beri asgje tjeter ne rastin me te fundit, vecse perseriti historine. Humbja me Hungarine vertetoi edhe nje here tjeter se futbolli shqiptar nuk do te kete ndonjehere te ardhme ne rast se ndertohet dhe bazohet mbi endrra boshe, si ato te para ndeshjes me Hungarine: "Jemi gati per te shkuar ne boteror". Pas takimit te trete eliminator me Hungarine, Shqiperia nga a para kaloi ne vend te parafundit dhe tifozet shqiptare e kane te qarte se nuk do ta shohin asnjehere ekipin tone ne finalet e nje boterori, apo evropiani, per aq kohe sa futbolli nuk do te njohe ndryshimet dhe permiresimet si kudo ka ndodhur ne vende te tjera. Disfata e fundit me Hungarine nuk eshte pritur mire, madje loja e dobet eshte kundershtuar nga ish-trajnere shqiptare qe kane drejtuar me pare ekipin tone perfaqesues. Neptun Bajko, nje trajner i njohur ne vend, pak vite me pare drejtues i kombetares, me sukses ne arenen nderkombetare, ne nje deklarim per gazeten "Koha Jone", ne lidhje me ndeshjen ndaj Hungarise theksoi: "Shqiperia luajti mire vetem 20-30 minutat e para. Ne kete periudhe kohe ne beme disa perpjekje per te gjetur ne befasi kundershtarin. Pas ketij momenti loja erdhi duke rene dhe ne pjese te dyte zhvilluam nje nder ndeshjet me te dobeta,' - theksoi trajneri i ekipit tone kombetar.

Pergjegjesia

Dikur, kur ishte ne krye te kuqezinjve dhe atehere kombetarja nuk kishte kushtet e diteve te sotme, humbjet apo lojerat e dobeta i faturoheshin direkt trajnerit . Neptun Bajko ka mbajtur pergjegjesine e tij, kurse per humbjen qe pesoi Shqiperia te shtunen ne Hungari, ish-trajneri thote: "Loja e kombetares ne minutat e fundit te pjeses se pare dhe ne tere pjesen e dyte ra ndjeshem. Per kete mendoj se ka pergjegjesi vetem trajneri. Nuk beri asgje qe te reagonte ne kohe dhe ta ndryshonte lojen tone. Edhe pas nderrimeve qe beri ne pjese te dyte loja nuk pati rritje, por perkundrazi," - thekson Bajko.

Lojtaret

Euforia e larte e treguar nga lojtaret kuqezi, para ndeshjes me Hungarine, sherbeu ne dem te kombetares sone. "Sigurisht qe euforia e tepert, - thekson ish-trajneri, - pati efekte negative gjate ndeshjes, ne radhet e lojtareve. Mendoj se kane ndikuar edhe faktore te tjere brenda ekipit dh jashte, te disa lojtare te kombetares, qe nuk bene te njejten paraqitje si ne ndeshjet e tjera. Ishte nje pjese e dyte e dobet dhe me gabime te renda na lojtaret e ekipit tone. Trajneri duhet te kishte ndryshuar dicka per te ndrequr menyren e lojes" - perfundon Neptun Bajko, i cili shprehet se duhet ndryshuar sa me shpejt koncepti, per te mos mbetur ne vendet e fundit te grupit .

500.000 Mije Euro

Kaq eshte shume totale qe do te perfitoje nga kontrata qe ka nenshkruar per dy vjet ne krye te kuqezinjve trajneri holandez i kombetares sone, Ari Han. Pas dy ndeshjeve te para ne "Qemal Stafa", Ari Han ka deshtuar ne krye te kuqezinjve jashte fushes, ne proven e pare. Trajneret shqiptare kane perfituar shume here me pak dhe ne fund te eliminatoreve ecuria e Shqiperise ka qene pak a shume e njejte.

Ekipi, edhe nje dite ne Hungari

Nje dite pas ndeshjes me Hungarine, lojtaret e kombetares kane qendruar ne Hungari, ku kane zhvilluar nje seance te lehte stervitjeje. Kuqezinjte do te nisen sot drejt Portugalise, per te luajtur ndeshjen e dyte jashte, ku shanset per te siguruar nje rezultat pozitiv thuajse jane shuar, pas deshtimit te fundit me Hungarine. Ne Portugali lojtaret fillimisht do te vendosen ne qytetin Guimaresh, ku do te zhvillojne edhe seancat e radhes, ne vigjilje te ndeshjes se dites se merkure. Te marten perfaqesuesja kuqezi do te udhetoje drejt Brages. Ne kete qytet do te luaje te merkuren perballe ekipit me te forte te grupit 1, Portugalise.

Shqiperia, ekip i paqendrueshem

Edhe paraardhesit e holandezit Ari Han nuk kane mundur dot te bejne asgje, ne ndeshjet jashte fushes sone. Shqiperia shkelqen vetem ne nje, ose ne dy ndeshje brenda ne "Qemal Stafa". Pothuajse pjesa me e madhe e ish-trajnereve vendas kane te njejtin ecuri ne kombetare, sikurse edhe trajneret e huaj qe kane ardhur ne vitet e fundit. Gjermani, Hans Peter Brigel drejtoi Shqiperine ne nje fitore me kampionet e Euro 2004, Greqine, por ne fund te eliminatoreve kombetarja mbeti ne te njejta pozita, pa ngjitur asnje shkalle. Edhe me kroatin Oto Baric Shqiperia nuk u ngjit, por doli ne vend te parafundit ne grupin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›