Pirlo, 147 prekje me top kundër Catanias

Nuk kaloi gjatë dhe Bianconerët filluan të shijojnë magjinë e mesfushorit italian, i cili pavarësisht moshës 32 vjeç, vazhdon të jetë protagonist kryesor në fushën e lojës.
Kushdo që e ka përcjellë Juventusin duke luajtur gjatë këtij sezoni, ka vërejtur se Pirlo është tepër i rëndësishëm në ekipin e Antonio Contes.
Ai e konfirmoi këtë fakt të shtunën mbrëma duke realizuar golin e tij të parë për ekipin në fitoren 3-1 ndaj Catanias.
Por, ajo që bie në sy janë statistikat e tjera. Pirlo në duelin me sicilianët ka pasur 147 kontakte me topin. Prej tyre, Pirlo ka humbur vetëm 26 (më pak se 20 %), statistika të nivelit të lartë.
Përveç golit që realizoi nga goditja e lirë, ai edhe shërbeu në dy golat e tjerë për Giorgio Chiellinin dhe Fabio Quagliarellën.